Sunday, October 1, 2023

|

spot_img

Përmbushet amaneti i Moikom Zeqos, homazhet do të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar

po lexohet

Ashtu sikurse e kishte lënë amanet, homazhet për përcjelljen për në banesën e fundit të studiuesit Moikom Zeqo do të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar.

Ceremonia do të mbahet ditën e shtunë nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Moikom Zeqo nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë prej së cilës vuante prej 5 vitesh. Ai u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare mëngjesin e së hënës.

Ai është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht.

të fundit

Blero bëhet romantik! Në 1-vjetorin e lidhjes këngëtari i bën partneres dedikimin e ëmbël

Këngëtari i njohur Blero Muharremi pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Afrona Dika, ka zbuluar se ka rigjetur sërish dashurinë. Megjithatë artisti...

të ngjashëm