Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Për ty vras Edi Ramën”/ Frrok Çupi zbardh prapaskenat se ç’ndodhi në momentin që Grida Duma dha dorëheqjen
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “Për ty vras Edi Ramën”/ Frrok Çupi zbardh prapaskenat se ç’ndodhi në momentin që Grida Duma dha dorëheqjen
Aktualitet

“Për ty vras Edi Ramën”/ Frrok Çupi zbardh prapaskenat se ç’ndodhi në momentin që Grida Duma dha dorëheqjen

Last updated: November 9, 2022 12:19
6 Min Read
SHARE
Banner

Frrok Çupi, me anë të një analize ka kometuar largimet e ditës së djeshme të dy deputetëve të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj dhe Grida Duma.

Çupi ka ironizuar deputetin e PD-së Agron Gjekmarkajn, pasi gjatë momentit kur Duma dhe dorëheqjen ai u pa i përlotur për kolegen e tij.

“Po pse ndodhi ‘vaji burrë- grua’ për herë të parë në kombin tonë europian, dhe pse ndodhi pikërisht në Partinë Demokratike?”, shkruan ndër të tjera në komentin e tij Frrok Çupi.

Lexo edhe:

“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Zhvillohet në Tiranë Kongresi i Forza Italia për Ballkanin

Analiza e plotë

Ndodh për herë të parë në etnografinë e kombit tonë, madje edhe të kombeve fqinj të bardhë. Në zonën gjeografike nga vjen burri që qau për Gridën, burrat qajnë burrat, por jo gratë- nuk ndodh kurrë. Në këtë zonë, burrat nuk qajnë as pa zë, në grusht; por vaji i burrave quhet ‘gjamë’.

Është një piskamë që shpon zemrat e njerëzve dhe hapet nga mali në mal… Ndërsa vajtoret janë tjetër gjë. As në Elbasan nga ku vjen gruaja që qua Gridën, nuk ndodh që burra e gra të qajnë njëherësh. Në disa fise shumë të thella të pazhvilluara në rruzull, kjo edhe ndodh.

Këtu nuk nuk ndodhi gjë; thjesht një deputete zgjodhi të lërë ‘tufën’ e të shkojë në punë të vet.

Po pse ndodhi ‘vaji burrë- grua’ për herë të parë në kombin tonë europian, dhe pse ndodhi pikërisht në Partinë Demokratike?

Arsyeja e parë, është se PD funksionon më shumë si  një ‘Parti fis’ se sa një parti politike ligjore. Në fiset e largëta ndodh e njëjta gjë. Që nga dita kur u krijua, PD mban atavizmën e fisit; por vit pas viti erdhi duke e zhvilluar deri në ditët tona. Në fillim u quajt ‘Parti e Tropojës’, e nganjëherë edhe ‘parti e Kavajës’, por nuk u bë kurrë ‘Parti e vlerave të Shqipërisë’. Sulmin ushtarak që zhvilloi qeveria e Partisë Demokratike kundër popullit të vet në vitin 1997 e 1998, e kalkuloi pikërisht si ‘luftë fisi’, ku militantët e Veriut do të pushtonin për vdekje njerëzit në Vlorë e në gjithë Jugun.

Edhe në lidershipin e Foltores së Berishës që u zhvilluan para një viti, 25 për qind e liderëve ‘të zgjedhur’ ishin nga Tropoja dhe 15 për qind janë kushërinj e nipa e mbesa të Berishës. Një fis. Vetë Foltorja e Berishës, që e ka quajtur gabimisht PD, është e natyrës fisnore, ku nuk e njeh ligji. Ligji për fiset e pazhvilluara është njësoj si llamba elektrike në xhungël ku banorët e shqyejnë dhe e hanë me dhëmbë kudo ta gjejnë.

Pra jemi në fis, dhe në fis qajnë sa herë një anëtar i fisit devijon shtegun.

Arsyeja e dytë është se PD kalon nga njëra katastrofë në tjetrën, e tani është kthyer në një grupim të frustruar ku iu duket se sapo të largohet një nga anëtarët, vendi mbetet bosh dhe ‘ujku hyn në vath’. Largimi i Grida Dumës nga radhët e deputetëve të PD shkaktoi vaje, në vend që të kishte shkaktuar indiferencë. Indiferenca do të dëshmonte se Partia ka vlera të gjëra brenda saj; vlera që shkojnë që nga vendimet në grup deri në respektin e sjelljes individuale.

Një mike që largohet, njësoj si në Perëndim kur largohet ministri, kryeministri, presidenti, mbreti…, të gjithë këta lënë pas një ‘good bye!’ të lehtë dhe një buzëqeshje. Ndërsa në PD, thuajse gjithë jetën e saj, ka sunduar Kanuni, Sheriati dhe ‘Ligji i më të fortit’. Burri dhe gruaja që qanë për Gridën dje kishin të drejtë të qanin: Në një grupim ku dihet ardhja por nuk dihet ikja; dihet se je në jetë por jo se si do të jesh…, në këtë grupim çfarëdo ikjeje ia vlen të qahet me lot. Të dy deputetët, gruaja dhe burri që qanë  dje, në subkonshin e tyre kanë prekur pikërisht këtë fund.

Miku im Alfred Duka, një anëtar i zjarrtë i PD, shkruante dje në fb: “Kush po i ha deputetët tanë?… Deputetët e PD në Kuvend si në Big Brother. Lot dhe ndarje. Medet!”.

Arsyeja e tretë, në Partinë Demokratike nuk bëhet politikë, aq më pak politikë në dobi të vendit. Kjo i kishte imponuar shoqërisë primitivizëm, korrupsion, konflikt, emocion; asgjë të hijshme për politikë moderne. Këtu ku ndodhin të gjitha, këtu edhe emocioni shpërthen dukshëm. Ulet burri nën stol e nën gju dhe derdh lot për Gridën…, deri këtu shkon puna.

PD është ndërtuar në formën e piramidës ku lideri adhurohet, për liderin jepet jeta, liderit i thuhet në sy se ‘të dua më shumë se fëmijët e mi’, dhe i deklarohet se ‘për ty vras Edi Ramën’. I keni parë të gjitha në PD. Grida meriton të konsiderohet ‘e adhurueshme’ prej disa liderëve dhe anëtarëve të tjerë, sa kohë që lideri Berisha e ka shpirtin në ajër. PD ka formën e turmës, jo të një grupimi politik legal. Turma, si PD, nuk e do të vërtetën, ushqehet me iluzion dhe me emocion.

Ata që qanë dje, ata thjesht zbatuan ‘statusin’ e Partisë Demokratike!

Dalin të tjera video intime të Hilës, shfaqet me këngëtarin e njohur në skena…
Videot intime, kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë
Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: këtë herë në fokus kozmetika
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Dy gratë ishin te videot erotike, Olti Curri tregon vendimin e rëndë! Thirrja urgjente

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Gersi Troka, djali me sindromën down renditet në dhjetëshen si notari më i mirë në botë
Next Article Është ndarë nga Fatma Methasanin? Alfio Rrotani reagon për herë të parë dhe zbulon të vërtetën

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Blerina Matraku thyen heshtjen: Adi më tha se ishte i divorcuar, i kërkoj falje gruas dhe vajzave!
Të famshëm
October 5, 2026
Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës
Të famshëm
October 5, 2026
Diell dhe temperatura pranverore, parashikimi i motit për sot
Moti
October 5, 2026
Horoskopi 5 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 5, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Pas vetëvrasjes së Xhuana Nikollit, ish-bashkëshorti dorëzohet në polici

September 30, 2026
Aktualitet

Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin

September 29, 2026
Aktualitet

Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur

September 28, 2026
Aktualitet

Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

September 27, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?