Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: ‘Nuk dal nga kulla jeme…’ Biseda në ‘WhatsApp’ e oficerëve me motrën e Tatës së Shkodrës! Pyetja në shtëpi e Mustafa Licit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > ‘Nuk dal nga kulla jeme…’ Biseda në ‘WhatsApp’ e oficerëve me motrën e Tatës së Shkodrës! Pyetja në shtëpi e Mustafa Licit
Aktualitet

‘Nuk dal nga kulla jeme…’ Biseda në ‘WhatsApp’ e oficerëve me motrën e Tatës së Shkodrës! Pyetja në shtëpi e Mustafa Licit

Last updated: September 14, 2025 20:01
3 Min Read
SHARE

Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën rëndë dy persona të tjerë Erogen Vaso dhe Meri Kaçeri, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se prapa kësaj ngjarje qëndrojnë persona të cilët qëndrojnë afër familjes Lici.

Për të kryer disa verifikime, oficerët e policisë kanë marrë kontakt me kryefamiljarin e familjes, Mustafa Lici, të cilit i kanë kërkuar të paraqitej në polici për arsye verifikuese.

Banner

Mësohet se Mustafa Lici nuk ka pranuar të dalë nga ambientet e shtëpisë, duke u përgjigjur “…Nuk dal nga kulla jeme…”.Nisur nga kjo situatë, një grup oficerësh janë drejtuar në banesën e tij në Kiras të Shkodrës, duke marrë kontakt me Mustafa Licin.

Lexo edhe:

Të vjella dhe diarre në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Uji është i pastër edhe fëmijët e mi e pinë!
Skandali i One Albania/ Pronari hetohet për korrupsion, abonentët kërcënohen me përmbarim! Roli i iuteCredit
Si të komunikosh dhe të ndikosh në publik? Grida Duma sjell masterclass-in në Zürich
Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet

Ky i fundit ka dhënë shpjegime mbi dinamikën e lëvizjeve që ka kryer në datën 7 dhe 8 nëntor si dhe arsyet e mungesës në banesë të dy djemve të tij.

Më tej Mustafa Lici, i ka njohur efektivët e policisë se motra e tij, e cila është shpallur në kërkim policor, ndodhej prej 5 vite jashtë Shqipërisë, pasi ishte vendosur me banim në një qytet të një vendi të Bashkimit Europian.

Për të bindur oficerët e policisë Mustafa Lici, i ka telefonuar përmes aplikacionit “Whats app” motrës së tij, e cila më pas ka bashkëbiseduar me oficerët e policisë përmes imazheve të përcjella me kamer.

Motra e Mustafës, u ka shpjeguar policisë se banesën që ka në Shkodër ua kishte dhënë me qira në periudha të ndryshme dy personave, për të cilat ka pretenduar se ka dhe kontrata noteriale për këtë gjë.

Për arsenalin e armëve dhe disa dronë modernë të sekuestruar në banesën e saj, policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Barush Bregun, duke e akuzuar këtë të fundit si njeriun që ka furnizuar me armë, Ragip Gilën.

Ndërsa Ragip Gila, i vetmi person i arrestuar për ngjarjen e rëndë, akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Armand Pali, Liridon Krajës dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë në dëm të Erogen Vaso alias Brajoviç dhe Meri Kaçerit.

Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar
Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet
“AMA” franceze gjobit vetëm një televizion me 3.5 milionë euro për sharjet “idiot, i trashë”
URF – AMP/ Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv
TAGGED:Mustafa Lici

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Zbulohet e vërteta pas zërave për ndarje të Marinës dhe Getoarit
Next Article Ecja apo vrapi, ja cili aktivitet është më i mirë për shëndetin

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merr fund romanca me Arbër Çepanin? Rizarta Hoxha flet për jetën private
Profili i Vipave
November 9, 2026
“Studentët s’janë të qartë pse protestojnë”, Mimoza Ahmeti: Takova njërën, ishte me rroba të shtrenjta
Tv Shows
November 9, 2026
Pasta Ola prezanton fushatën më të re “Ola la, çfarë pasta!” 
Vip kitchen
November 9, 2026
Fitoi kujdestarinë pas divorcit, por djemtë qëndrojnë me të atin, Neda Balluku ka një apel publik
Të famshëm
November 8, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda

November 5, 2026
Ekonomi

Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal

November 5, 2026
Ekonomi

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

November 5, 2026
Aktualitet

“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë

November 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?