Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Nga heshtja për të shkuarën te dëshira për familje: Elvana Gjata rrëfen jetën private
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Nga heshtja për të shkuarën te dëshira për familje: Elvana Gjata rrëfen jetën private
Të famshëm

Nga heshtja për të shkuarën te dëshira për familje: Elvana Gjata rrëfen jetën private

Last updated: May 7, 2026 17:01
5 Min Read
SHARE
Banner

Elvana Gjata është shfaqur së fundmi në një intervistë në “The Dalina Show”, ku ka folur për karrierën, jetën personale dhe momentet që e kanë formësuar ndër vite.

E pyetur për rikthimin e mundshëm në Festivalin e Këngës, ajo nuk dha një përgjigje të prerë, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen: “Nga të dyja festivalet unë kam marrë 2 valixhe shumë të mira me mësime të cilat do t’i përdor për herën e tretë që nuk e di kur do jetë. Nuk e di se si do të vijë jeta. Nuk mund të them as që nuk dua të marr pjesë, as do marr pjesë. Nuk e di sinqerisht, do t’i lë gjërat të vijnë natyrshëm.”

Këngëtarja foli edhe për sakrificat që i ka sjellë fama dhe angazhimet e shumta, duke pranuar se një nga gjërat më të vështira për të është mungesa pranë njerëzve të saj më të afërt: “Një nga faturat më të shtrenjta që unë paguaj dhe një nga sakrificat më të mëdha që unë bëj në punën që bëj është të mos jem prezente aq sa do doja të isha prezente në jetët e njerëzve të mi më të shtrenjtë dhe këtë gjë e vuaj shumë. Do doja që të kaloja më shumë kohë me familjen time me miqtë e mi të zemrës, por puna që bëj unë (pa diskutim që e dua shumë punën që bëj dhe jetoj me të), por kërkon shumë energji dhe kohë dhe të merr kohën nga njerëzit e tu më të shtrenjtë dhe kjo gjë më mundon shumë.”

Lexo edhe:

Dj Pm reagon pas zërave për ndarje nga Sarah Berisha
“Të vjen turp t’i lexosh”, Ronela Hajati ngre zërin kundër gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale
Grabitet shtëpia e Angela Martinit, hajdutët futen në banesën e saj në Los Angeles dhe i vjedhin çantat
Zbulohet data e dasmës së Cristiano Ronaldos dhe Georginës

Duke folur për mënyrën si i përballon momentet e vështira, Elvana u shpreh se ka zgjedhur të mos kërkojë ndihmë profesionale, por t’i kalojë vetë: “Të gjitha momentet më të vështira të jetës time kam zgjedhur që t’i kaloj me veten dhe unë nuk kam zgjedhur asnjëherë që të kërkoj ndihmë profesionale. Absolutisht që nëse dikush zgjedh të kërkojë, është mënyra e tyre dhe jam shumë në rregull me këtë gjë, por mënyra ime ka qenë që momentet më të errëta më të rënda më të vështira t’i kaloj me veten, pa alkool, pa ilaçe, asnjë gjë që s’ka të bëjë me forcën që kam gjetur brenda vetes time.”

Ajo shtoi se muzika për të është mënyra më e fortë e shprehjes së emocioneve dhe reagimit ndaj gjithçkaje që përjeton: “Prandaj nuk më kanë pëlqyer kurrë intervistat sepse gjithmonë mesazhet më të forta kam zgjedhur t’i jap përmes muzikës. Është një instikt, i kthyer në strategji sepse kur ti e njeh mirë veten tënde e di kur të reagosh dhe unë jam mësuar që të gjithë këtë dhimbjen dhe emocionet e forta t’i përdor si një karburant për artin tim.”

E pyetur për mënyrën si perceptohet suksesi i saj në shoqëri, ajo u shpreh se shpesh nuk është e lehtë të pranohet suksesi i një gruaje: “Mendoj që kuptohet, thjesht nuk pranohet lehtë në shoqërinë tonë që një femër të jetë e suksesshme të jetë e zonja e vetes dhe të ketë mundur që të krijoje të ardhura shumë të mira me profesionin dhe punën e saj.”

Duke folur për dashurinë, Elvana e përshkroi si një ndjenjë që të rrit kur është e shëndetshme: “Mendoj që kur është e shëndetshme, të frymëzon dhe të bën që të jesh njeri më i mirë dhe të bën që të jesh njeri më kreativ. Dashuria nuk janë fjalët e bukura, por janë veprat.”

Ajo ndau edhe rëndësinë që i jep ushqimit dhe stilit të jetesës, duke treguar se shpesh është vegane dhe beson në fuqinë e ushqimit të shëndetshëm për trupin dhe shëndetin.

Në fund, Elvana nuk e fshehu dëshirën për të pasur një fëmijë, duke e konsideruar një ëndërr personale: “Unë gjithmonë kam dashur që të kem fëmijë sepse i dua jashtëzakonisht shumë fëmijët. Është e vërtetë që ky mendim ka qenë më i shpeshtë në mendjen time kohët e fundit. Sigurisht që do kisha dashur që ta kisha një fëmijë edhe më herët dhe është një ëndërr që dhe unë të kem bekimin që të kem një fëmijë në jetë.”

“Aty u çmendën” – Grida Duma rrëfen si braktisi PD dhe politikën, për t’u bërë moderatore: U shtanga, kur ma bënë propozimin
“Fjala e dhënë duhet mbajtur”/ Premtoi ndihmë për djalin e Shpat Kasapit, Labinot Tahiri zbulon shumën që do t’i dhurojë familjes
“Je shoku im i ngushtë”/ Selin Bollati i bën dedikimin e veçantë DJ Gimbos
Elita Rudi dhe Gjiko festojnë 10 vite të dashuruar
“Sa krenare jam”/ Dua Lipa emocionohet pas përfundimit të Sunny Hill: E gëzuar për qytetin tonë!
TAGGED:Elvana GjatafemijekoncertKryesore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma
Next Article Horoskopi 8 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Fenomeni “El Nino” kërcënon miliona njerëz
Moti
August 5, 2026
Horoskopi i dashurisë për gushtin 2026: Shenjat që do të gjejnë dashurinë dhe ato që mbyllin kapitujt e së kaluarës
Horoskopi
August 4, 2026
Nga dosja e SPAK te tenderi i rindërtimit, kush është ‘El Chapo”, biznesmeni në jahtin e ndaluar në Palasë
Aktualitet
August 4, 2026
Parashikimi i Motit: Temperatura të larta gjatë ditës, ja qytetet ku do të jetë më nxehtë!
Moti
August 4, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Ky veprim nga Sarah Berisha dhe Dj Pm po shton dyshimet për një krizë mes tyre

August 3, 2026
Të famshëm

Ekskluzive/ Pas dasmës së bujshme, Sindi dhe Kreshnik Morinaj së shpejti prindër

August 3, 2026
Profili i Vipave

Prishet miqësia mes Kristi Lamajt dhe Selin Bollatit. A është kjo arsyeja?

August 3, 2026
Aktualitet

Djali i pronarit të ‘Brunesit’ dhe 3 të tjerë qëllojnë me armë nga jahti në Palasë! Kapen pas 2 orësh ndjekje në det!

August 3, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?