Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Makina e ndarë në gjysmë, ky është shqiptari që humbi jetën teksa i arratisej policisë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Makina e ndarë në gjysmë, ky është shqiptari që humbi jetën teksa i arratisej policisë
Aktualitet

Makina e ndarë në gjysmë, ky është shqiptari që humbi jetën teksa i arratisej policisë

Last updated: September 12, 2025 16:06
2 Min Read
SHARE

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në periferi të qytetit të Bolonjës, në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin midis Via Murridhe Via dei Lamponi, ku një makinë në ndjekje nga policia ka përfunduar e përplasur me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar vdekjen e një të riu shqiptar, Valjero Maksuti, vetëm 18 vjeç.

Banner

Lexo edhe:

Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar
Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet

Sipas autoriteteve italiane, gjithçka nisi në Via Tolmino, ku një patrullë policie dalloi një automjet tip Audi, të ndaluar në një semafor, i cili rezultoi i vjedhur. Në momentin që semafori u bë jeshil, drejtuesi i mjetit, një tjetër i ri shqiptar, 19 vjeç, nuk iu bind sinjalit të ndalimit dhe u largua me shpejtësi të madhe, duke nisur kështu një ndjekje të rrezikshme.

Arratisja përfundoi tragjikisht vetëm pak minuta më vonë, kur drejtuesi humbi kontrollin mbi makinën për shkak të shpejtësisë së lartë. Automjeti u përplas fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me disa makina të parkuara, duke u copëtuar pothuajse në mes. Përplasja rezultoi fatale për pasagjerin 18-vjeçar, i cili humbi jetën në vend. Ndërsa shoferi mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital në gjendje të stabilizuar.

Një dëshmitar okular, shitës në një kioskë pranë vendit të aksidentit, ka përshkruar për Bologna Today momentet dramatike:

“Një zhurmë e fuqishme, pa asnjë frenim. E pashë makinën duke ardhur me shpejtësi të tmerrshme.. më pas vetëm kaos, klithma dhe sirena.”

Sipas burimeve policore, 18-vjeçari shqiptar kishte precedentë penalë për vjedhje dhe rezistencë ndaj arrestimit. Ndërkohë, 19-vjeçari që drejtonte automjetin nuk rezulton të ketë pasur të kaluar kriminale.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal në Bolonjë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit, si dhe origjinën e automjetit të vjedhur.

“AMA” franceze gjobit vetëm një televizion me 3.5 milionë euro për sharjet “idiot, i trashë”
URF – AMP/ Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv
Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda
Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
TAGGED:Valjero Maksuti

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?
Next Article Horoskopi për ditën e sotme 13 shtator 2025, zbuloni parashikimin e yjeve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Biletën e keni, por mund të mbeteni në aeroport! Kujdes me rregullin e ri të Ryanair
Vip Travel
November 7, 2026
Horoskopi kinez për muajin nëntor: Shenjat e zodiakut që do të kenë surpriza të këndshme
Horoskopi
November 7, 2026
Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të shtunë!
Moti
November 7, 2026
Horoskopi 7 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 7, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë

November 4, 2026
Sociale

Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive

November 4, 2026
Aktualitet

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

November 3, 2026
Aktualitet

Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin

November 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?