Wednesday, November 29, 2023

|

spot_img

‘Lutesh vetëm të të duan mbrapsht”, Ronela Hajati tregon çfarë kërkon nga i dashuri pas ndarjes së bujshme nga Young Zerka

po lexohet

Ronela Hajati dhe Young Zerka u komentuan gjatë në media pasi i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare pak muaj më parë. Çifti ishin përfolur dhe herë të tjera për kriza apo ndarje mirëpo këtë herë gjërat mesa duket kanë marrë fund njëherë e mirë dhe këtë e kanë treguar shpesh publikisht.

Por Ronela ka treguar anën e saj romantike gjatë një bashkëbisedimi me fansat në ‘Instagram’ me anë të opsionit ‘Ask’, ku është pyetur në lidhje me raportin me një mashkull. E pyetur nëse në dashuri jep apo merr më shumë, artistja ka folur me doza sinqeriteti duke treguar se ndjenjat nuk mund të kontrollohen.

“Dashuria është gjëja më e pakomandueshme në jetë. Unë përpiqem ta kontrolloj shumë veten, ama kur të shkëlqejnë sytë lutesh vetëm të të duan mbrapsht se nuk e llogarit fare sa fal”, është përgjigjur Ronela.

të fundit

Çfarë mund të zbulojë ngjyra e dhëmbëve për shëndetin tuaj – dhe kur duhet të shqetësoheni?

Identifikimi i shkaktarit pse ngjyra e dhëmbëve tuaj ka ndryshuar mund të tregojë gjithashtu se çfarë problemesh mund të...

të ngjashëm