Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Kush është prokurori i SPAK që shfaqet në videot e Ergys Agasit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kush është prokurori i SPAK që shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktualitet

Kush është prokurori i SPAK që shfaqet në videot e Ergys Agasit

Last updated: May 7, 2026 15:27
3 Min Read
SHARE

Një prokuror i SPAK shfaqet në videot e Ergys Agasit, të shumëkërkuarit si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Burime të sigurta për VNA konfirmojnë se nga kamerat që Agasi kishte montuar në zyrën e tij, në zemër të Tiranës, shfaqet ndër të tjerë si vizitor edhe një prokuror antikorrupsion.

Banner

Bisedat mes prokurorit të posaçëm dhe Agasit mbahen top sekret, por grupi i hetimit tashmë ndodhet para dilemës: ta thërrasë apo jo në pyetje në kuadër të hetimit për aferën e AKSHI-t. Dhe kjo duket një procedurë e vështirë si profesionalisht, ashtu edhe për faktin që bëhet fjalë për një koleg që punon shumë afër me prokurorët që po hetojnë dosjen.

Lexo edhe:

Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive
Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?
Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin
Grabitet me armë zjarri “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit

Më herët nga dosja hetimore kanë rrjedhur foto të shkëputura nga videot e Agasit, ku ai shfaqet teksa takohet me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, të cilët SPAK i dyshon të lidhur me grupin kriminal. Por pa dyshim përfshirja e një prokurori të SPAK është diçka që e çon dosjen në një tjetër nivel implikimi të shtetarëve të lartë dhe segmenteve të drejtësisë në një nga dosjet më të forta të 30 viteve të fundit.

Burimet konfirmojnë se në video ka edhe personazhe të tjerë të njohur, përfshirë edhe anëtarin e prokurorisë antikorrupsion, çka në fakt e kompromenton edhe më shumë situatën, por ngre edhe pikëpyetje mbi SPAK-un.

Afera e AKSHI-t është ndër rastet që tregon qartas kapjen e shtetit, sesi një grup kriminal vendoste për tenderat me vlera miliona euro të institucionit, që kalonin në kompanitë e Ermal Beqirit, po ashtu në arrati. Ndërsa urdhërohej rrëmbimi apo kërcënimi i rivalëve që të tërhiqeshin nga tenderat. Në këtë dosje deri tani ka të përfshira figura të rëndësishme të qeverisjes, krimit të organizuar tashmë dhe drejtësisë. Çka e bën atë një patate të nxehtë në duart e prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, që tashmë kanë në dorë të bindin publikun se kur bëhet fjalë për të vendosur drejtësinë, gjithçka duhet të nisë nga themeli, organi që heton këtë çështje.

Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!
Ja me sa blihen dhe shiten valutat e huaja në tregun shqiptar
Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën
Kush dëmton paguan / Qeveria padit 12 protestues për kërpudhën: 60 milion lekë fatura
Kursi i këmbimit valutor për sot, me sa shiten dollari, euro, paundi dhe franga zvicerane
TAGGED:Ergys Agasispak

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ja videoja që Arbana i ndaloi Mozës ta komentonte
Next Article Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

A ka ndjenja mes saj dhe Drinit? Heidi flet për herë të parë për raportin e tyre
Të famshëm
November 3, 2026
Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos
Të famshëm
November 3, 2026
Shi në pjesën më të madhe të territorit, bien temperaturat
Moti
November 3, 2026
Horoskopi 3 nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
Horoskopi
November 3, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohet edhe PD dhe pedagogët

October 31, 2026
Aktualitet

Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali, poston foton nga spitali

October 29, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

October 28, 2026
Politikë

Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?

October 26, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?