Marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës vazhdon të tërheqë vëmendje edhe pas përfundimit të Big Brother Vip Albania.
Ditën e sotme paparazzi i Vip Magazine ka fotografuar mamatë e tyre teksa kalojnë kohë së bashku në kryeqytet.
Ato janë parë në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, pikërisht aty ku çifti janë vendosur përkohësisht.
Çdo lëvizje e dyshes Luiz Kiara kthehet në lajmin kryesor të ditës në radhët e vipave shqiptarë dhe kështu që nuk mund të kalonte pa u vënë re as ky hap i rëndësishëm që ata kanë hedhur në raportin e tyre.