Edhe këngëtarja dhe modelja e njohur, Ermiona Lekbello, ka reaguar lidhur me videot intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndarë qëndrimin e saj për situatën.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Lekbello është shprehur se gratë e përfshira në këto pamje kanë qenë aty me dëshirën e tyre dhe se nuk duhet të gjykohen për jetën e tyre private.
“Për qejfin e vet kanë shku, i donte qejfi. Okej?! Është me qejf kjo gjë”, shprehet ajo.
Më tej, këngëtarja ka folur për mënyrën se si, sipas saj, shoqëria shqiptare i trajton gratë dhe ka kritikuar standardet e dyfishta në raport me burrat dhe gratë.
“Apo është OK që burrat të mbajnë nga 56 dashore? Është, është OK. Po ç’bëni mo, ç’bëni? Mos i vini faj femrës, asnjëherë, në asnjë drejtim”, ka thënë Lekbello.
Ajo ka theksuar më pas se gratë shqiptare përballen me vështirësi dhe mungesë përkrahjeje, duke i cilësuar ato si viktima të një shoqërie që shpesh i gjykon.
“Femra shqiptare është e vuajtur. Femra shqiptare nuk ka përkrahje. Femra shqiptare është e vuajtur dhe femra shqiptare është një viktimë e shoqërisë”, është shprehur ajo.
