Analisti Pol Hoxha i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dritare’, u shpreh se hartimi i listave të PS-së ka qenë një zgjidhje e zgjuar dhe se ka plasur një luftë mes atyre që i quan si ujqër në këtë parti.
Hoxha: Ka plasur lufta e ujqërve në PS. Hartimi i listave lëvizje e zgjuar nga Rama. Rama u tha “mamuthëve” ju do rrini te gardhi. Te zona e mbijetesës ose do shkrish dhjamin tënd ose do hash brenda llojit. Nën rrogoz kandidatët thonë më voto mua, në djall numri PD. Rama është i ndërgjegjshëm për këtë që po ndodh.