Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Muzika në gen! Djali i artistit të njohur tregon si lindi pasioni për këngën folklorike: E nisa aty ku e la babi
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Intervista > Muzika në gen! Djali i artistit të njohur tregon si lindi pasioni për këngën folklorike: E nisa aty ku e la babi
Intervista

Muzika në gen! Djali i artistit të njohur tregon si lindi pasioni për këngën folklorike: E nisa aty ku e la babi

Last updated: June 30, 2023 16:26
4 Min Read
SHARE

Babai i tij i ka lënë muzikës folklorike një trashëgimi të pamasë. E në hapat e të atit vazhdon sot rrugën djali i artistit të madh Sherif Dervishi, Fatjon Dervishi.

E nisi muzikën që në moshë të vogël duke ëndërruar që një ditë të ishte një artist i madh si babai i tij. Në një intervistë për Vip Magazine, ai tregon se është rritur me idenë që një ditë të bëhet si i ati.

Sot Fatjoni ruan edhe disa kujtime mjaft të çmuara nga babai i tij i cili nuk jeton më, mes të cilave edhe çiftelinë dhe kostumin kombëtar, ndërsa në repertorin e tij muzikor numëron edhe një bashkëpunim me të.

Lexo edhe:

Pse nuk e gjetën për kaq shumë vite? Mbesa e Parashqevi Simakut në hapat e hallës
“Këngët e Parashqevi Simakut kanë gjeneruar mijëra euro”, Aldor Nini zbulon shifrën! Kush i ka marrë?
Tre arsyet që shtynë Parashqevi Simakun që të humbiste kontrollin mbi jetën e saj
Filmi “Prokurori” shfaqet sonte për herë të parë, aktori i talentuar shqiptar tregon si u bë pjesë e kastit

Dëshira e tij është që një ditë edhe fëmijët e tij ta trashëgojnë dashurinë që ai mori nga babai i tij për muzikën.

Intervista për Vip Magazine

-Si ka lindur pasioni juaj për muzikën?

Jam rritur me idenë se një ditë dua të jem një njeri i tilë, si babi.

-A ka ndikuar lidhja e veçantë për babain për rrymën e muzikës që këndoni sot, a ka qenë ai shtysë që ti t’i futeshe muzikës?

Ka ndikuar, sepse për mua ishte mrekulli kur shikoja babin duke interpretuar. Po ka qenë shtysë dhe si rezultat i kësaj kam një bashkëpunim me të në muzikë.

-Çfarë muzike keni dëgjuar më shumë në fëmijërinë tuaj?

Të them të drejtën i kam dëgjuar të gjitha rrymat, por fatin dhe mundësinë e kisha për të dëgjuar live muzikën folklorike.

-Cili është kujtimi më i çmuar që ruani nga babai juaj?

Në fakt janë shumë kujtime që ai njeri më ka lënë, dhe mund të rendis disa:
-Çiftelia
-Kostumi kombëtar (origjinal)
-Bashkëpunimi me të dhe këshillat.

-Çfarë vështirësish keni hasur gjatë karrierës tuaj?

Vështirësitë janë nga më të ndryshmet në art dhe më kryesorja infrastruktura si dhe artistë të tjerë që mundohen të bëhen penge dhe jo krah, etj.

-Ku e gjeni muzën kur dilni në skenë para spektatorëve?

Te pasioni dhe te dëshira shumë e madhe për të përcjellë gjithçka kam brenda vetes te publiku.

-Cili është mesazhi më i shpeshtë që keni marrë kur dilni në skenë?

Ishe i mrekullueshëm, na dhe shumë emocion…

-Ju keni bërë edhe shumë koncerte jashtë vendit, çfarë ju thonë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë?

Rryma që unë luaj është paksa e veçantë dhe e rrallë dhe janë shumë dashamirës të këngëve të vjetra të folklorit shqiptar, kryesisht atij verior, e gjatë mbrëmjeve muzikore ato këndojnë me ne pa ndalim. Gjej rastin t’i përshëndes të gjithë.

-Kush është personi që ju këshillon në karrierën tuaj në muzikë?

Në fakt këtu dua të ndalem pak pasi këshilla marr prej të gjithë artistëve të vjetër që kanë qenë miq të babit dhe unë sot bashkëpunoj me ta, të cilët janë Edmond Zhulali, Shaqir Cerdaviku. Por njeriu që nuk rreshti kurrë duke më mbështetur në çdo aspekt në lidhje me karrierën time është Ylli Shehu të cilin dua ta falënderoj me gjithë zemër dhe t’i shpreh mirënjohje dhe respekt.

-A e ëndërroni që një ditë fëmijët tuaj të trashëgojnë pasionin tuaj për këngën, ashtu si e keni trashëguar ju nga babai juaj?

Edhe për këtë fakt janë të shumë njerëzit që më komplimentojnë me shumë sinqeritet pasi unë e nisa aty ku babi e la pse jo, ashtu të trashëgohet brez pas brezi. Ju falënderoj shumë për këtë intervistë dhe ju uroj punë të mbarë.

/Vip-magazine.al/

Ëndrra gjermane e të rinjve shqiptarë, kjo është kompania që ju vjen në ndihmë nëse po kërkoni një të ardhme të sigurt

“Amanet”, regjisori zbulon për Vip Magazine domethënien e këngës së fundit të Luizit

Një familje e dashuruar me futbollin, komentatori flet për ëndrrën e bërë realitet! Sekretet e “zanatit”

Si të kujdesemi për macet, Pet Shop Lucky na tregon këshillat që duhet të kemi parasysh

Rudina Hajdari rrëfehet si asnjëherë më parë, jeta mes Shqipërisë e SHBA-ve/ Pengjet, politika, jeta private e tashmja dhe perspektiva

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article I gjallë apo i vdekur? Publikohet fotoja e fundit e Vis Martinaj, ‘mbreti i kumarit’ është arratisur drejt këtij shteti
Next Article Olta dhe Luizi në shtrat, brenda filmit “Në kuadër të dashurisë” (FOTO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Emision i ngjashëm me “Big Brother”? Arbana Osmani drejt rikthimit në televizion, këtë herë në Top Channel!
Të famshëm
May 18, 2025
Ç’ndodhi mbrëmë në Goca & Gra? Jozi përplaset me Eglën
Të famshëm
May 18, 2025
Tërmet i fortë në Greqi, dalin detajet e para
Rajon
May 18, 2025
Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje, ja si reagoi ai
Të famshëm
May 18, 2025

Lexo edhe:

Intervista

I ndau lufta, gruaja e shqiptarit në Ukrainë: Jemi në ferr, qyteti im u shkatërrua, bombat nuk ndalen

March 3, 2022
Intervista

Propozim si nëpër ëndrra, dy gazetarët e njohur kurorëzojnë dashurinë e tyre në Amsterdam pas turit nëpër Europë! Si nisi gjithçka

July 13, 2021
AktualitetIntervista

Histori frymëzuese! Vajza me sindromën Down punon si ndihmës stomatologe në Kosovë, mjeku: Çfarë ndryshoi me ardhjen e saj

March 21, 2021
IntervistaTë famshëm

Rrëfimi i Princ Harryt: Nuk doja të largohesha kurrë nga familja mbretërore, por bëra atë që çdo burrë dhe baba do të bënte!

February 26, 2021
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?