Wednesday, May 18, 2022

|

I ndau lufta, gruaja e shqiptarit në Ukrainë: Jemi në ferr, qyteti im u shkatërrua, bombat nuk ndalen

Më të lexuarat

Nga Beklie Koltraka

“Ne jemi në ferr…” Me një fjalë të vetme e përshkruan Eugenia Kuropatkina vajza nga Kharkiv ditën e tetë të luftës në Ukrainë, për pozitivi.org.

Qyteti ku lindi, Kharkiv është shkatërruar, ndërsa sulmet nuk ndalen nga armiku i pabesë rus.

Unë kam lindur në Kharkiv dhe kam jetuar këtu gjatë gjithë jetës sime. Tani qyteti im është shkatërruar totalisht, dhe ata nuk i ndalin sulmet me bombë. Të gjithë miqtë e mi me fëmijë janë në strehimore, ndërsa bombat plasin gjatë gjithë kohës”, tha ajo në një intervistë për gazetaren Beklie Koltraka.

Në ditën e dytë të luftës Eugenia tentoi të kalojë kufirin për t’u larguar nga qyteti Kharkiv drejt Rumanisë, po nuk ia doli. Bashkëshorti i saj shqiptar Romeo Vela ishte i vetmi nga familja e saj që arriti ta kalojë kufirin. Ajo bashkë me familjen u kthyen pas sepse vëllai i saj nuk u lejua të kalonte në kufi pasi nuk kishte dokumentin që vërtetonte paaftësinë për të luftuar. Si pasojë në këto momente po luftojnë për jetën.

Unë jam në vend të sigurt. Na vjen keq por për tani Ukraina nuk ka asnjë lajm për faqe pozitive. Ne jemi në ferr. E gjithë familja ime është tani nën mbrojtjen e vëllait tim. Vëllai im i sugjeroi ndihmën e tij ushtrisë, por ata e refuzuan pasi ai nuk është ushtar profesionist”, thotë ajo.

Eugenia thotë se për gratë dhe fëmijët, zgjidhja më e mirë është të largohen nga Ukraina.

Po, gratë me fëmijë duhet të jetë larg nga këtu. Unë kam jetuar në Shqipëri për disa muaj. E shoh si vend ku mund të largohem. Keni qëndrim zyrtar/qeveritar për refugjatët? Sa shumë jeni gati të merrni? Keni protesta në Shqipëri kundër luftës së Putinit?”, pyet ajo me kërshëri.

Sulmin e urdhëruar në Ukrainë prej 8 ditësh nga Vladimir Putin ajo e quan një luftë të tretë botërore. Nëse Ukraina nuk e ndal këtë luftë, sipas saj do të jetë e gjatë dhe do të përhapet në vende të tjera.

Është një luftë e tretë botërore dhe nëse Ukraina nuk e ndal atë kushedi sa e gjatë dhe në sa shumë territore do të përhapet. Pra, ne kemi nevojë për një ndihmë të vërtetë fizike në këtë betejë gjaku”, shtoi më tej për poziviti.org.

Nga shtetet e tjera ndihma që ajo pret janë armë dhe ushtarë profesionistë. “Armë dhe ushtarë profesionalë sa më shpejt”.

Pranvera e kërkuar prej shumë vitesh është shpresa e vetme që ka në këto momente.

“Vetëm këtë shpresë kam, asgjë tjetër! Nuk duam të njëjtën gjë, po e presim këtë pranverë për shumë vite. Pranvera jonë”, përmbyll ajo mes të tjerash.

Momentalisht ajo dhe familja e saj, nëna, vëllai dhe bashkëshortja e tij po qëndrojnë afër kufirit në një familje që i ka strehuar në pjesën perëndimore të Ukrainës. Si shumë qytetarë të tjerë ukrainas, qofshin këto shqiptarë dhe vendas, beteja më e madhe që kanë është të shpëtojnë kokën duke u arratisur nga lufta.

/pozitivi.org

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit