Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Gati shpërblimi për 8 mijë policë për festat e fundvitit, ja kur merret vendimi, zbardhet edhe…
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Gati shpërblimi për 8 mijë policë për festat e fundvitit, ja kur merret vendimi, zbardhet edhe…
Ekonomi

Gati shpërblimi për 8 mijë policë për festat e fundvitit, ja kur merret vendimi, zbardhet edhe…

Last updated: December 26, 2024 19:35
7 Min Read
SHARE
Banner

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërndajë një shpërblim për 8 mijë policë në kuadër të festave të fundvitit, një nismë që ka krijuar pritshmëri të mëdha në radhët e forcave të rendit. Ky shpërblim ka për qëllim njohjen e punës së palodhur dhe përkushtimit të oficerëve të policisë gjatë vitit, duke i motivuar ata të vazhdojnë angazhimin për sigurinë e qytetarëve. Vendimi për këtë shpërblim pritet të merret së shpejti dhe është pjesë e një pakete masash që ka në fokus mbështetje për punonjësit e shtetit gjatë periudhës festive.

Po ashtu, qeveria ka nisur diskutimet për rritjen e pensioneve të ulëta, një problem që ka shqetësuar shumë qytetarë. Në këtë kuadër, ekspertë të fushës kanë zbardhur disa propozime për mënyrën se si mund të rriten këto pensione, duke e bërë jetesën e individëve që i përfitojnë më të lehtë dhe më të qëndrueshme. Zbatimi i këtyre masave pritet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e kushteve të jetesës për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Edhe pse ende nuk janë dhënë detaje të plota për formulat e rritjes, qeveria ka theksuar se do të përpiqet të mbajë në vëmendje situatën ekonomike dhe mundësitë buxhetore. Ky hap është parë si një ndihmë e rëndësishme për ata që ndihen të braktisur nga shteti në periudha të tilla.

Detajet për efektivët e policisë

Lexo edhe:

Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak
Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit
Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin
Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve

Konkretisht efektivet e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për rreth 8 mijë prej tyre, të cilët i përkasin rolit bazë, ndërsa brenda kësaj jave pritet që të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave edhe vlera e saktë që secili prej tyre do të përfitojë. Burime i thanë gazetës “SOT” se po diskutohet për një vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor.

Kjo bëhet me synimin për t’u qëndruar afër kategorisë që ka pagat më të ulëta në polici, e cila është çdo ditë në terren, nga kushtet e vështira të motit, deri te organizimi për protesta e manifestime. Efektivët e policisë nga data 24 dhjetor, deri më 3 janar janë në shërbim me 12 orë në ditë, për të garantuar rendin dhe sigurinë në kuadër të festave të fundvitit, me një plan që përfshin qarkullimin rrugor, e deri te këqyrja e shesheve të festave, objekteve të kultit apo kontrollin e shtuar të personave që janë në kërkim dhe automjeteve të dyshimta.

Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale. Efektivët blu janë një prej strukturave më të ngarkuara në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në korrik të këtij viti, Policia e Shtetit përfitoi rritje të pagave, por sërish nevoja për mbështetje vijon të jetë aktuale.

Detaje për pensionet

Ndërkohë theksojmë se qeveria prej muajsh është në proces vlerësimi të skemës aktuale të pensioneve duke dhënë sinjale veç të tjerash edhe për ndryshim të mënyrës së indeksimit. Por, për ekspertët, një indeksim apo rritje e diferencuar, bazuar në masën e përfitimit shkakton pabarazi sociale dhe cenon thelbin e skemës, e cila ka si bazë të saj vitet kontributive. Sipas tyre, ata, të cilët trajtohen aktualisht me pensione të ulta duhet të mbështeten me bonuse shtesë ose pension të 13-të. Po ashtu, ekspertët sqarojnë se mbështetja duhet të jetë e shkëputur, pra jashtë skemës së pensioneve dhe të vi në formën e subvencionit apo kompensimit. Më shumë se 45 për qind e të moshuarve, kryesisht në zonat rurale sot trajtohen me pensione të ulta. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat mesatare të pensionistit të qytetit në vitin 2022 ishin 18,615 lekë në muaj ndërsa të ardhurat mesatare të pensionistit të fshatit ishin 10,888 lekë në muaj.

Prej disa muajsh Qeveria me asistencën e Bankës Botërore është duke parë aspektet, të cilat duhet të korrigjohen apo të ndryshojnë. Ajo që dihet deri në këtë fazë të procesit është, që ndërhyrja do të bëhet në disa drejtime përfshirë këtu edhe rishikimin e nivelit të kontributeve që paguhen, rritjen e kompensimeve dhe rishikimin e skemës suplementare. Nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mësohet se prioriteti është adresimi i mbulimit të dobët të popullsisë në moshë pune. Në këto kushte, do të synohet që stimulohen të rinjtë që të paguajnë kontributet. Kjo nënkupton ruajtjen e normës së kontributit në një grup të arsyeshëm dhe ndoshta kryerjen e studimeve për të kuptuar nëse një periudhë më e shkurtër e kontributeve mund të nxisë më shumë punonjës për të kontribuar. Norma e kontributit për punonjësit është në 21.6 përqind (27.9 kur përfshihen përfitimet shëndetësore dhe afatshkurtra) dhe 23 përqind për të vetëpunësuarit. Të vetëpunësuarit ruralë në skemën e subvencionuar përballen me kontribut shumë më të ulët, në 10 dhe 7.6 për qind (në varësi të rajonit). Ky lëshim është bërë me qëllim përfshirjen e sa më shumë fermerëve në skemë.

Në mënyrë të vazhdueshme, Qeveria ka tentuar ndryshimin e skemës së kontributeve, por asnjë nismë nuk ka marrë dritën jeshile. Varianti që po diskutohet aktualisht është që të barazohet masa e kontributit dhe fermerëve t’ju subvencionohet një pjesë prej tyre. Megjithatë ekspertët pohojnë që këto ndërhyrje janë afatshkurtra dhe nuk e zgjidhin problemin. Sakaq kujtojmë që formula aktuale e pensioneve, përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është rreth 9300 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritjes së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve të paguara. Baza e vlerësueshme është paga e përfituar pas indeksimit me koeficientet korresponduese të çdo viti.

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?
Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot
TAGGED:Shperbl

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ja si e siguron jetesën djali i Parashqevi Simakut
Next Article ‘I pafe’! Laert Vasili përplaset me G-Banin: Pse e mblodhe grushtin? Psikopat!

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin
Aktualitet
September 29, 2026
Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
September 29, 2026
Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur
Aktualitet
September 28, 2026
Si do të ndryshojë gjendja financiare dhe dashuria për secilën shenjë të zodiakut nga tani deri më 4 tetor
Horoskopi
September 28, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 31, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot

August 29, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 26, 2026
Ekonomi

Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët

August 24, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?