Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Ekonomi

Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët

Last updated: August 24, 2026 13:19
4 Min Read
SHARE
Banner

Kompania e mikrokredive të shtrenjta, Iute, ankohet se publikimi i lajmeve në media është një rrezik, që kërcënon për biznesin e saj.

Shqetësimi është publikuar në prospektin e listimit të obligacionit 140 milionë euro, që kompania siguroi në qershorin e këtij viti.

Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë

Lexo edhe:

Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa

“Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të mbulimit negativ mediatik në lidhje me kreditë afatshkurtra dhe me pagesë të vetme të llojit që ofrojmë. Disa grupe të mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe politikanë dhe zyrtarë qeveritarë në juridiksione të ndryshme ku ne operojmë, kanë mbështetur veprime qeveritare të hartuara për të vendosur kufizime të rrepta në aktivitetet e huadhënësve afatshkurtër të konsumatorëve, siç jemi ne,” thuhet në prospekt.

Sipas Iute, shqetësimet e mediave mund të detyrojnë rregullatorët të vendosin më shumë kufizime mbi kreditë e saj duke dëmtuar bizesin.

“Tarifat dhe/ose interesi i ngarkuar nga ne dhe të tjerët në industri tërheqin publicitet mediatik në lidhje me industrinë dhe mund të perceptohen si të diskutueshme. Karakterizimi negativ i këtyre llojeve të kredive dhe praktikave të huadhënies mund të çojë në ndryshime më kufizuese ose negative legjislative ose rregullatore, të cilat, nga ana tjetër, mund të kenë një efekt negativ material në biznesin tonë, gjendjen financiare, rezultatet e operacioneve, perspektivat ose flukset e parave të gatshme,” vijon prospekti.

Grupi me qendër në Estoni vëren se kreditë e saj shkojnë kryesisht për klientët e pashërbyer që kanë qasje të kufizuar ose aspak në shërbimet tradicionale bankare për shkak të kritereve të rrepta të huadhënies bankare. Ndaj sipas saj, në tregje të tilla, perceptimi negativ publik për sektorin e kreditimit të konsumatorit mund të lindë jo vetëm nga natyra e produkteve të ofruara, por edhe nga rastet e sjelljes së keqe, praktikave të padrejta ose shkeljeve rregullatore nga pjesëmarrës të tjerë të tregut.

“Zhvillimet negative që ndikojnë në sektor në tërësi, duke përfshirë skandalet, veprimet zbatuese ose falimentimet që përfshijnë huadhënës të palëve të treta, mund të rezultojnë në dëmtim të reputacionit, ulje të besimit të klientëve dhe rritje të kontrollit rregullator në të gjithë industrinë, pavarësisht nga praktikat tona të pajtueshmërisë, sjelljes ose biznesit,” thotë kompania.

Por forcimet rregullatore janë vetëm njëra prej pasojave që tremb kompaninë e kredive me interesa dyshifrorë. Pasoja tjetër lidhet me rënien e kërkesës.

“Përveç kësaj, aftësia jonë për të tërhequr dhe mbajtur klientët varet shumë nga suksesi i fushatave tona të marketingut dhe reputacioni publik, duke përfshirë perceptimet e shërbimit tonë ndaj klientit, integritetit, praktikave të biznesit dhe gjendjes financiare. Kufizimet në aftësinë tonë për të reklamuar produktet tona ose perceptimet negative ose publiciteti në lidhje me huadhënien afatshkurtër në përgjithësi – edhe nëse lidhen me incidente në dukje të izoluara ose me praktika jo specifike për kreditë afatshkurtra, siç është mbledhja e borxheve – mund të gërryejnë besimin tek ne dhe të dëmtojnë reputacionin tonë midis klientëve ekzistues dhe potencialë, gjë që mund ta bëjë të vështirë për ne të ruajmë ose zgjerojmë bazën tonë të klientëve ose mund të zvogëlojë kërkesën për produktet dhe shërbimet tona, të cilat të dyja mund të kenë një efekt negativ material në biznesin tonë, gjendjen financiare, rezultatet e operacioneve, perspektivat ose flukset e parave të gatshme,” përfundon kompania. (Kapitali.al)

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak
Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit
Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin
Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve
TAGGED:Iute Credit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ermal Meta mbështet “Revolucionin e Flamingove”: Ajo që po ndodh në Shqipëri…
Next Article “Jam Bashkim Ulaj, më sill 100 mijë euro”, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Kulturë
October 8, 2026
Paris Fashion Week merr ritëm me Elton Ilirjanin në pasarelë
Të famshëm
October 8, 2026
Selvija përlot me fjalët për djalin: Sa shumë do të krenohej Shpati
Profili i Vipave
October 8, 2026
Çekia konfirmon tërheqjen nga Eurovision 2027
Tv Shows
October 8, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

September 14, 2026
Ekonomi

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

September 12, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026

September 12, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

September 8, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?