Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Është e turpshme”/Çiljeta i përgjigjet Gjergj Lekës pas reagimit për dekoratën që nuk ekzistonte,ja përplasja publike
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > “Është e turpshme”/Çiljeta i përgjigjet Gjergj Lekës pas reagimit për dekoratën që nuk ekzistonte,ja përplasja publike
Të famshëm

“Është e turpshme”/Çiljeta i përgjigjet Gjergj Lekës pas reagimit për dekoratën që nuk ekzistonte,ja përplasja publike

Last updated: July 14, 2026 16:49
3 Min Read
SHARE
Banner

Një postim satirik në rrjetet sociale ka ndezur një debat të fortë mes Çiljeta Xhilagës dhe Gjergj Lekës.

Gjithçka nisi pasi në internet qarkulloi një montazh ku pretendohej në mënyrë të rreme se Presidenti i Republikës kishte dekoruar Çiljetën me titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Postimi u shpërnda gjerësisht dhe mori edhe reagimin e Gjergj Lekës, i cili komentoi:

Lexo edhe:

Kthesë e papritur në karrierën e Nora Istrefit!
Alaudin Hamiti nxjerr detaje për një nga banorët e edicionit të ri të Big Brother Vip Kosova
“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Do i rris fëmijët siç bëre ti me mua, të dua!
Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë

“Duhet të jetë sarkazma e vitit…”, ndërsa më pas shtoi se, nëse nuk do të ishte humor, “do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar”.

Reagimi i këngëtares nuk vonoi. Çiljeta sqaroi se bëhej fjalë për një lajm të rremë dhe iu drejtua publikisht Gjergj Lekës me një koment të gjatë, ku u shpreh se nuk ka marrë asnjë dekoratë dhe e cilësoi të turpshme mënyrën se si ai reagoi.

“Qetësohu Gjergj… është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef. Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet. Kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar dhe aktruar… Shëndet paç dhe uroj të të vijë pak turp nga vetja brenda ndërgjegjes tënde egoiste të errët që një shpirti artistik nuk i rri”, shkroi ajo.

Pas kësaj, Gjergj Leka vendosi t’i përgjigjej sërish. Ai deklaroi se e vlerëson Çiljetën si njeri, por jo për kontributin e saj në artin shqiptar.

“Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë e muzikë me vlera. P.S. Përsa i përket turpit që duhet të kem unë, e thënë nga ti më bën të qesh…”, shkroi ai, duke e mbyllur replikën.

Debati mes dy artistëve ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Çiljetën për reagimin e saj dhe atyre që e konsiderojnë komentin e Gjergj Lekës thjesht një ironi ndaj një lajmi të rremë.

Gjesti surprizon me ndryshimin e papritur në pamje! Nuk do ta njihni
I doli në krah protestës, Egla Ceno reagon ashpër pas komenteve në rrjetet sociale
5 mijë euro për Roelin nga Labinot Tahiri dhe 2 Ton, Selvije Jao: Jam e lumtur që nuk është vetëm!
Pas ndarjes së bujshme, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso shfaqen së bashku
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli në pritje të fëmijës së dytë? Ky detaj i jep fund aludimeve
TAGGED:Ciljeta xhilagaKryesore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pse gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat
Next Article A do të ketë një pjesë të dytë filmi “Në kuadër të dashurisë”? Veprimi Olta Gixharit vulos gjithçka

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Defekti në linjën e ujësjellësit, UKT ndërhyn menjëherë! Kur pritet të rikthehet furnizimi në Daias dhe Lundër?
Aktualitet
August 13, 2026
Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera
Ekonomi
August 13, 2026
Prindërit me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përdorin linjën e dedikuar në aeroportin e Rinasit
Vip Travel
August 13, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
August 13, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Vazhdon suksesi i Olsi Bylykut me “Lule Mali”, 40 milionë klikime në vetëm 8 muaj

August 9, 2026
Profili i Vipave

Afrona në pritje të ëmbël, jep lajmin e bukur në ditëlindje

August 9, 2026
Të famshëm

Pas ndarjes nga Sarah Berisha, Dj Pm në një lidhje të re dashurie?

August 9, 2026
Të famshëm

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit në Durrës, policia jep detajet

August 8, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?