Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “El Chapo femër”/ Nga politikane në ‘mbretëreshë’ e kokainës, historia e terrorit dhe arratisjet nga burgu (FOTO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > “El Chapo femër”/ Nga politikane në ‘mbretëreshë’ e kokainës, historia e terrorit dhe arratisjet nga burgu (FOTO)
Botë

“El Chapo femër”/ Nga politikane në ‘mbretëreshë’ e kokainës, historia e terrorit dhe arratisjet nga burgu (FOTO)

Last updated: October 27, 2021 09:37
3 Min Read
SHARE
Banner

Një kriminele nga Guatemala, e cila ka marrë edhe epitetin ‘El Chapo femër’, zhvilloi një fushatë terrori për një hark kohor prej disa vitesh, duke e bërë atë nga kandidate për kryetare bashkie në “mbretëreshë të kokainës”.

Marixa Lemus Pérez, e njohur me pseudonimin “La Patrona” – bosja femër – ndërtoi një perandori kriminale përmes vrasjeve gjakftohtë dhe trafikut të drogës në një qytet të vogël të Amerikës së Jugut, shkruan Gazeta SHQIP.

Ajo u burgos përgjithmonë në vitin 2017, pasi u dënua me 94 vjet burg për një sërë krimesh brutale që ajo kreu

Lexo edhe:

Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij
Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira

"El Chapo femër"/ Nga politikane në

Por ka pasur një moment në jetën e saj që Marixa kandidoi për kryetare bashkie dhe ajo erdhi pas vdekjes tragjike të motrës së saj.

Në vitin 2011, motra e saj kishte organizuar një takim me njerëz nga komuniteti lokal teksa po kandidonte për kryetare bashkie të qytetit të Moyuta.

Por në atë ditë një grup njerëzish të armatosur me armë gjahu dhe AK-47 hapën zjarr në takim duke vrarë tetë persona – duke përfshirë edhe motrën e saj, Mayra.

“Fytyra e saj ishte shkatërruar dhe ajo ishte e shtrirë në një pellg të gjakut të saj”, tha Marixa për Vice News për trupin e pajetë të motrës së saj.

Vrasja e egër do të njihej si “masakra në Los Cuernos”.

Të qenit kryetar bashkie ishte një biznes familjar, pasi vëllai i Mariksës, Magno e mbajti këtë post derisa vdiq në vitin 2009 nga një atak në zemër. Mayra kishte përfunduar mandatin e tij kur u vra, shkruan Gazeta SHQIP

"El Chapo femër"/ Nga politikane në

Në vitin 2011, Marixa ndërhyri për të zëvendësuar motrën e saj në garën për kryetar bashkie, por humbi . Dhe gjërat shkuan keq e më keq për “La Patrona”, kur në vitin 2015 u dënua me 94 vite burg.

Edhe 6 ish-pjesëtarë të policisë u arrestuan si pjesë e bandës së saj. Por karriera e saj kriminale nuk kishte mbaruar ende.

Në vitin 2016 ajo tentoi të arratisej duke u hedhur mbi murin e burgut me ndihmën e të burgosurve të tjerë, por u arrestua pak më vonë.

Vetëm një vit më vonë, ajo tentoi një tjetër arratisje nga një burg ushtarak, këtë herë e veshur si roje.

Kur autoritetet më në fund e gjetën dy javë më vonë, ajo ishte në El Salvador.

"El Chapo femër"/ Nga politikane në

ARRATISJET NGA BURGU

Kapja e saj ishte një lajm aq i madh sa presidenti i vendit e lavdëroi policinë në Twitter.

Pasi kaloi katër vjet nga të 96-at e saj në burgun e grave Santa Teresa në Guatemala, Marixa tha për Vice News se ajo ende po përpiqet të fitojë lirinë e saj.

“Dua të rihap çështjen time,” i tha ajo gazetës.

Për shkak të dy arratisjeve të saj të suksesshme nga burgu, asaj iu dha emri “El Chapo femër”.

"El Chapo femër"/ Nga politikane në

El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?
Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali
Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair
TAGGED:el chapo

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Semi pëson sulm paniku-Arbana Osmani ndërpret lidhjen direkte(VIDEO)
Next Article “Deri tani Big Brother VIP i ka munguar…”/ Fashion blogerja që u bë pjesë e shtëpisë së famshme: Nga djemtë më pëlqen Donaldi

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vesa Vllasaliu i kthen përgjigje ironike ndjekëses për mungesën e fotove me Mirlind Dakun
Profili i Vipave
August 14, 2026
Dy rrota për të zbuluar Parisin, një trend që po rritet
Vip Travel
August 14, 2026
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Shëndeti
August 14, 2026
Temperatura deri në 38 gradë, por në disa zona priten edhe reshje shiu
Moti
August 14, 2026

Lexo edhe:

Botë

Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike

March 6, 2026
Botë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

March 4, 2026
Botë

Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë

February 13, 2026
Botë

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj

February 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?