Tuesday, June 6, 2023

|

Edhe pse nuk janë më bashkë, Albi Nako ende e quan Klaudian ‘mbretëreshë’

po lexohet

Balerina shqiptare, Klaudia Pepa prej disa vitesh tashmë jeton në shtetin italian, ku po zhvillon dhe karrierën e saj. Ajo ka qenë e martuar me koreografin Albi Nako me të cilin u ndanë pak kohë pasi u martuan. Ish çifti kanë treguar se dhe pse nuk janë më bashkë ruajnë raporte të mira shoqërore.

Së fundmi Klaudia a ka marrë pjesë në videoklipin e këngëtarëve të njohur Giulia Luzi dhe Samuel Storm, “Mon Amour”, ku ka marrë vëmendjen me perfomancën e saj të shkëlqyer. Këtij suksesi Albi i dedikoi një postim në Instastory, ku e quajti Klaudian mbretëreshë.

Edhe pse të ndarë koreografi ka treguar se e mbështet dhe e përgëzon ish bashkëshorten për projektet e saj.

të fundit

Shumë pranë Shqipërisë, tërmeti i fortë godet shtetin e Ballkanit (Epiqendra+Magnituda)

Një tërmet i fortë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Rumaninë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe...

të ngjashëm