Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Edhe biznesmeni Gentian Sula në dosjen e SPAK, lidhjet me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Edhe biznesmeni Gentian Sula në dosjen e SPAK, lidhjet me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën
Aktualitet

Edhe biznesmeni Gentian Sula në dosjen e SPAK, lidhjet me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën

Last updated: October 23, 2024 12:45
10 Min Read
SHARE

Në një dosje të përgatitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është zbuluar një skemë financiare e ndërlikuar që ngre dyshime serioze për përfshirje në aktivitete të paligjshme të disa prej figurave të njohura publike në Shqipëri. Në qendër të hetimeve qëndron shtetasja Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, dhe biznesmeni Gentian Sula, i cili sipas dosjes, ka kontribuar me shuma të konsiderueshme parash për të shlyer borxhet e marra nga Fatime Kryemadhi. Kjo dosje ndriçon një lidhje të dyshimtë mes kredive bankare dhe parave me burim të padokumentuar.

Pjesë nga dosja e plotë

Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro. Gjithashtu ne një rast rezulton se ka përdorur sikur i kishte marrë cash nga kompania Agi Kons e Gentian Sulës.

Lexo edhe:

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Publikohet lista e dëshmitarëve në gjyqin e Ilir Metës, Samir Mane dhe Theodhori Çami në mesin e 28 prej tyre
Protestat në Tiranë, Parlamenti Europian: Ndaloni investimet në zonat e mbrojtura
Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

Shtetasit Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj në deklaratën e interesave private vjetore të vitit 2010 të pasurive dhe interesave private, kanë bërë deklarim të rremë lidhur me burimin e financimit, për blerjen e apartamentit me nr. pasurie 3/64+1-9, ndodhur në rrugën “Vaso Pasha”, nuk kanë deklaruar shpenzimet e qirasë së apartamentit nr. pasurie 3/64+1-9 deri në periudhën e blerjes, si dhe ka dyshime se kanë bërë deklarim të rremë të pasurisë pasi apartamenti i regjistruar në pronësi të Kozeta Finos, rezulton se është pronë e shtetasve Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi e fshehur në emrin e Fatime Kryemadhit.

Ata nuk kanë deklaruar se financimin në vlerën 200.000 Euro për blerjen e apartamentit me numër pasurie 3/64+1-9 është kryer nga Fatime Kryemadhi, por kanë deklaruar se shuma prej 200.000 Euro ka qenë gjendje cash nga shitja në vitin 2006 e vilës në Golem, Kavajë, ndërkohë që nëse ata do ti kishin këto shuma parash cash, nuk kishte pse Fatimja të financonte në një kohë shumë të shkurtër llogaritë bankare të tyre në këtë vlerë, madje dhe më shumë. Ky përfundim bazohet në faktin se Fatime Kryemadhi përveç se ka paguar shumën 310.000 Euro, ka paguar edhe tatimin e pronës që në rastin e shitjes së një pasurie paguhet nga pronari i pasurisë në lidhje me kredinë e marrë prej saj me qëllim financimin e blerjes së apartamentit prej shtetases Kozeta Fino Nr. 3/64+1-8./

Shtetasja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 Euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk eshte ai i cili është kompania Agi Kons e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para të fituara në mënyre të paligjshme.

Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin 2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro. Në këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me këto të ardhura i një pjese të apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohë që vetë Fatimja në këtë kohë ishte pensioniste, krijon dyshimin e asryeshëm se është bërë me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”.

Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve këto shuma parashë me origjinë korruptive, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shtetasit Gentian Sula me qëllim shlyerjen e kredive, është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro

Për këtë shumë parash, Fatimja nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm, por thjesht është përpjekur që të justifikojë ato me të ardhura të siguruara nga huatë, pasqyruar kjo në deklarata noteriale të paraqitur nga shtetas të ndryshëm, të cilët paraqiten si huadhënës sikurse është rasti i Ema Çokut. Këto deklarata noteriale, jo vetëm që janë përpiluar pas pyetjes së shtetases Fatime Kryemadhi, por në sistemin bankar nuk ka asnjë të dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as për shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhë kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve.

Shtetasja Fatime Kryemadhi, nuk ka patur mundësi për të krijuar të ardhura në shumën 300.000 Euro, para të cilat i ka përdorur për të likujdura kredinë e marrë, të cilën e përdori për të financuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për blerjen e apartamentit të regjistruar si pronë e Mirvjen Ninos, dhe as financimin e apartamentit të saj të blerë nga Kozeta Fino. Në këtë mënyrë Fatime Kryemadhi, rezulton se i ka marrë kreditë bankare, me qëllim për të futur në sistemin bankar, nëpërmjet pagimit të kësteve të kredive shuma monetare të cilat burojnë nga veprimtari e korrupsionit. Pra shumat e parave të ligjshme të përfituara nga kreditë, janë kthyer në bankë me para të paligjshme të përfituara nga veprimtari korruptive. Në këtë mënyrë, ajo ka mbuluar natyrën e vërtetë të shumave monetare të siguruara në mënyrë të paligjshme. ‘ thuhet në faqen 132.

.Bëhet fjalë për kohën kur Ilir Meta akuzohet për korrupsion në lidhje me Kastriot Ismailaj, administratori i shoqërisë Debt International Advisory, (DIA) për të cilën Meta akuzohet se ka ndikuar drejtprëdrejtë që Ismailaj të përfitonte kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Ndërsa si truk ka përdorur marrjen e kredive të cilat më pas shlyheshin nëpërmjet depozitimeve cash.

Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve shuma parash me origjinë korruptive, apo të pajustifikuara ndërkohë që në këtë periudhë kohore Ilir Meta akuzohet edhe për një fakt korrupsioni në lidhje me shtetasin Kastriot Ismailaj, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare.

Më pas është bërë shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, ose me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shumave të deklaruara si të përfituara nga Gentjan Sula, dhe është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro.

Për këtë shumë parash, Fatimja nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm, por thjesht është përpjekur që të justifikojë ato me të ardhura të siguruara nga huatë, pasqyruar kjo në deklarata noteriale të paraqitur nga shtetas të ndryshëm, të cilët paraqiten si huadhënës sikurse është rasti i Ema Çokut.

Këto deklarata noteriale, jo vetëm që janë përpiluar pas pyetjes së shtetases Fatime Kryemadhi, por në sistemin bankar nuk ka asnjë të dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as për shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhë kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve. Shtetasja Fatime Kryemadhi nuk ka pasur mundësi për të krijuar të ardhura në shumën 300.000 Euro, para të cilat i ka përdorur për të likujdura kredinë e marrë, të cilën e përdori për të financuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për blerjen e apartamentit të regjistruar si pronë e Mirvjen Ninos, dhe as financimin e apartamentit të saj të blerë nga Kozeta Fino.

Në këtë mënyrë Fatime Kryemadhi, rezulton se i ka marrë kreditë bankare, me qëllim për të futur në sistemin bankar, nëpërmjet pagimit të kësteve të kredive shuma monetare të cilat burojnë nga veprimtari e korrupsionit.

Pra shumat e parave të ligjshme të përfituara nga kreditë, janë kthyer në bankë me para të paligjshme të përfituara nga veprimtari korruptive. Në këtë mënyrë, ajo ka mbuluar natyrën e vërtetë të shumave monetare të siguruara në mënyrë të paligjshme.

Temperaturat e larta, ndryshon orari i protestës
Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve
Publikohet intinerari dhe rregullat e marshimit të protestuesve, ja rrugët që do përshkohen sot
BKH kontroll në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane, i sekuestrohet celulari
Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri
TAGGED:biznesmengentian sula

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Sara Hoxha pranon ndarjen nga Ledri Vula
Next Article “S’janë këmbët e Luizit”/ A do ketë ‘Në Kuadër të Dashurisë 2’? Ja si përgjigjet Olta Gixhari

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vijon vala e të nxehtit! Termometri shënon 39°C këtë të diel
Moti
June 21, 2026
Zërat për largimin nga “Ferma Vip”, ky veprim i Arbana Osmanit vulos gjithçka
Profili i Vipave
June 19, 2026
Parlamenti Europian kërkon përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Maqedonisë së Veriut
Rajon
June 19, 2026
Çfarë ndodhi me Klodin? Elijona publikon foton: Xhelozia është sëmundje e madhe
Profili i Vipave
June 19, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

June 12, 2026
Politikë

A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha

June 12, 2026
Sociale

Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?

June 11, 2026
Politikë

Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor

June 10, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?