Andi dhe Tea janë çifti i parë i “Për’puthen 2” të cilët dolën nga programi javën e kaluar. Mirëpo, gjatë gjithë kësaj kohe, ish konkurrentja Shqipe Hysenaj, ka publikuar InstaStory ku tregonte se Tea në realitet është në një marrëdhënie me Beartin, edhe ky ish konkurrent i “Për’puthen”.
Së fundmi, Shqipja ka postuar disa foto që ia kanë dërguar ndjekësit, në të cilat supozohet se është Tea me Beartin në Bogë. Ndërkaq, ajo shton edhe me ironi se Andi në realitet është në një lidhje me Melisën, duke kujtuar këtu akuzën e Fatjonit për disa “dashnorë” që fshiheshin në program.
“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision (partneren) o Fation, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the irë, janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne. Unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që ka njerëz sipër tyre që i mbulojnë.” Shkruan Shqipja në postimin e saj.