Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve
Sociale

Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve

Last updated: June 16, 2026 14:23
5 Min Read
SHARE
Banner

Doktor Edi Tushe u nda nga jeta, duke lënë pas mijëra fëmijë dhe familje që sot kanë nga një histori për të treguar për të.

Për mua, ai ishte mjeku që më ndihmoi të isha e sigurt në muajt e parë pas lindjes. Në një periudhë kur çdo nënë e re mbushet me pyetje dhe pasiguri, Edi ishte nga ata mjekë që të jepte qetësi. Kur kisha dyshime nëse duhej ta ushqeja beben me formulë shtesë, ai më thoshte se, për sa kohë zhvillimi i fëmijës vazhdonte normalisht, nuk kishte asnjë arsye për t’u shqetësuar. Peshorja nuk ishte njësia matëse e një bebeje në filozofinë e tij. Ai besonte se çdo fëmijë ka ritmin e vet të rritjes dhe nuk i vendoste të gjithë në të njëjtin standard.

Një nga cilësitë që e dallonte më shumë ishte aftësia për të qetësuar prindërit. Ti shkoje në klinikën e tij i mbushur me ankth, dhe dilje duke buzëqeshur. Shpesh i relativizonte shqetësimet tona më të mëdha, jo sepse nuk i konsideronte të rëndësishme, por sepse e dinte që ndonjëherë prindërit kanë nevojë për qetësi po aq sa fëmijët.

Lexo edhe:

Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri
Nevina Shtylla në pritje të ëmbël, moderatorja konfirmon shtatzëninë

Nuk nxitonte të mbushte një recetë me ilaçe dhe aq më pak antibiotikë. Ishte kundër përdorimit të tyre pa kriter dhe gjithmonë përpiqej të shmangte trajtimet e panevojshme. Nuk bënte kompromis me kompanitë farmaceutike dhe marka të caktuara ilaçesh. Kjo ishte një nga arsyet pse prindërit i besonin kaq shumë.

Ai i trajtonte fëmijët ndryshe. Për të, ata nuk ishin thjesht pacientë, por njerëz të vegjël me karakterin dhe personalitetin e tyre. Kur vajza ime nuk pranonte të vizitohej dhe largohej duke qarë, ai nuk e shihte këtë si problem. “Po neve a na pëlqen të vizitohemi?”, thoshte me buzëqeshje. Ishte mënyra e tij për të të kujtuar se disa reagime të fëmijëve janë krejt normale dhe nuk kanë nevojë të kthehen në shqetësim.

Një gjë që më ka bërë gjithmonë përshtypje ishte kujtesa e tij e jashtëzakonshme. Mbante mend emrat e fëmijëve, të prindërve dhe historitë e tyre shëndetësore pa pasur nevojë të hapte kartela. Pas disa vitesh, të krijohej ndjesia se nuk po takoje më vetëm pediatrin e fëmijës tënd, por një njeri që e njihte familjen tënde po aq mirë sa ti.

Takimi ynë i fundit ishte më shumë një bisedë sesa një konsultë mjekësore. Kishim tentuar të shkonim disa ditë përpara, por disa probleme shëndetësore ia kishin pamundësuar daljen në punë. Ne pritëm, nuk kishte kompromis për një mjek tjetër për të ndjekur shëndetin e vajzës tonë, për sa kohë Edi na asistonte përmes telefonit, edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Në bisedë e sipër një frazë më mbeti në mendje. “Edhe nëse nuk do jem unë, mos u ngutni t’i jepni ilaçin, prisni, shihni reagimet e saj”, na the me sytë paska të prekur. Kjo fjali na goditi, por pastaj e kaluam me një batutë, “që këtu do jeni, se jeni ende i ri dhe i fortë”. Na buzëqeshi lehtë dhe vazhdoi bisedën po aq miqësisht sa çdo herë. Në fakt, kështu ndiheshe pothuajse në çdo takim me doktor Edin.

Sot, teksa lexoj dhjetëra mesazhe nga prindër që po ndajnë kujtimet e tyre me të, kuptoj se shumë prej nesh kemi përjetuar të njëjtën gjë. Kemi njohur një mjek që e ushtronte profesionin me ndershmëri, me durim dhe me një respekt të jashtëzakonshëm për fëmijët dhe prindërit. Për këtë arsye, rutina e tij e punës dhe mënyra si e kuptonte pediatrinë, mendoj se duhet të kthehen në protokoll dhe të shërbejnë si model për shumë mjekë që e ushtrojnë dhe do ta ushtrojnë këtë profesion në të ardhmen. 

Dy mjekë të arrestuar! Çfarë kanë zbuluar deri tani hetimet për vdekjen e artistit grek Giorgios Mazonakis
Miri tregon nëse do këndonte në dasmat e çifteve Selin-Gimbo apo Brikena-Mateo
“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika
“Vjen nga bota e muzikës”, Bojken Lako flet për herë të parë për partneren
U shfaqën bashkë në dasmën e Kidës, Alessio flet për herë të parë për marrëdhënien me Jonida Maliqin
TAGGED:Edi TusheKryesore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Publikohet intinerari dhe rregullat e marshimit të protestuesve, ja rrugët që do përshkohen sot
Next Article Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Një javë me surpriza për këto shenja të horoskopit, por me disa paralajmërime: Data kur duhet treguar kujdes
Horoskopi
September 14, 2026
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Aktualitet
September 14, 2026
Parashikimi i motit për sot, 13 shtator 2026/ Rikthehen temperaturat deri në 31°C
Moti
September 14, 2026
Horoskopi 14 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 14, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

A e ndihmoi Rogerti të fitonte çmimin? Selin i përgjigjet ish-finalistit të Big Brother Vip Albania

September 9, 2026
Aktualitet

Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia

September 8, 2026
Të famshëm

Selin Bollati së shpejti moderatore në “Goca dhe gra”, zbulon surprizën romantike nga Gimbo

September 7, 2026
Të famshëm

EKSKLUZIVE/ Nevina Shtylla në pritje të ëmbël

September 7, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?