Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Çfarë po ndodh? Elon Musk, thirrje publike shikuesve të anulojnë abonimet në Netflix
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Teknologji > Çfarë po ndodh? Elon Musk, thirrje publike shikuesve të anulojnë abonimet në Netflix
Teknologji

Çfarë po ndodh? Elon Musk, thirrje publike shikuesve të anulojnë abonimet në Netflix

Last updated: October 3, 2025 10:31
4 Min Read
SHARE
Banner

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe i vetëshpalluri “absolutist i lirisë së fjalës”, ka nisur ditët e fundit një fushatë të ashpër kundër Netflix, duke i bërë thirrje ndjekësve të tij që të anulojnë abonimet. Musk pretendon se kompania po promovon “axhendë pro-transgjinore” tek fëmijët dhe se po ushtron “propagandë të zgjuar” nëpërmjet përmbajtjes së saj.

Fushata kundër Netflix

Me një pasuri të vlerësuar rreth 500 miliardë dollarë dhe mbi 227 milionë ndjekës në platformën X, që ai kontrollon, Musk ka postuar ose ripostuar në vetëm tre ditë të fundit mbi 25 herë thirrje për të bojkotuar Netflix. Sulmi filloi të martën, kur ai reagoi ndaj një postimi të faqes konservatore Libs of TikTok, që denonconte një episod të serialit për fëmijë Dead End: Paranormal Park, ku një nga personazhet shprehet se është transgjinor. Seriali, i përshtatshëm për moshat mbi 7 vjeç, u transmetua për 20 episode në vitin 2022 dhe më pas u anulua nga Netflix.

Lexo edhe:

Shqipëria e para për rrjetet sociale, Eurostat rendit vendin tonë në krye për përdorim në Europë
Bllokohen Facebook dhe Instagram, probleme për përdoruesit në gjithë botën
Një në dy të rinj evropianë e përdorin Inteligjencën Artificiale si person të besuar
Raportohet ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One në disa zona të vendit

Reagime dhe kundërpërgjigje

Zach Barack, aktori transgjinor që i dha zë personazhit Barney, u kundërpërgjigj duke thënë se seriali ka ndihmuar shumë fëmijë dhe prindër, madje duke “u shpëtuar jetën”. Ndërkohë Musk ka vijuar të ripostojë mesazhe të përdoruesve që pretendojnë se kanë anuluar abonimet e tyre në Netflix në shenjë proteste. Ai ka ndarë gjithashtu meme ku Netflix paraqitet si “kalë troje” që fut propagandë transgjinore tek fëmijët.

Akuza të tjera ndaj Netflix

Musk ka kritikuar edhe programe të tjera si The Baby-Sitters Club apo Cocomelon për përmbajtje pro-trans. Ai ka avancuar gjithashtu akuza se Netflix ndjek politika punësimi “anti-të bardha” dhe ka ripostuar pretendime të rreme se donacionet e punonjësve të kompanisë shkuan 100% për demokratët. Në një tjetër rast, komentoi “Anulo Netflix” në një postim lidhur me raportin e diversitetit të kompanisë.

Dimensioni personal

Debati merr një nuancë personale për Musk, pasi vajza e tij transgjinore, Vivian Wilson, është distancuar publikisht prej tij, duke kërkuar ndryshimin ligjor të emrit dhe gjinisë në vitin 2022. Musk ka deklaruar më pas se “e humbi djalin e tij” dhe ka akuzuar kujdesin afirmues të gjinisë si “virus mendjeje”.

Netflix dhe debati mbi lirinë e shprehjes

Netflix nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave të Musk. Kompania ka qenë shpesh në qendër të polemikave: në vitin 2020 për filmin Cuties që shkaktoi anulime abonimesh, dhe në 2021 kur mbrojti specialen e komedianit Dave Chappelle pavarësisht akuzave për komente transfobike. Bashkëdrejtori ekzekutiv Ted Sarandos ka deklaruar disa herë se kompania mbron lirinë e shprehjes në përmbajtjen që transmeton.

Një betejë më e gjerë kulturore

Thirrjet e Musk për bojkot ndaj Netflix vijnë ndërkohë që Hollywood po përballet me tensione të reja mbi kufijtë e lirisë së shprehjes. Vetëm pak ditë më parë, Disney u përball me presion politik pas pezullimit të emisionit të Jimmy Kimmel, çka shkaktoi reagime të forta dhe anulime abonimesh në Disney+.

Çështja pritet të ndezë më tej debatin mes atyre që e shohin përfaqësimin LGBTQ+ si pjesë të barazisë dhe atyre që e quajnë atë propagandë të rrezikshme për fëmijët.

Bie rrjeti social ‘Facebook’ në të gjithë botën, mijëra përdorues të prekur
Nga media te drejtësia: Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI
TikTok mund të detyrohet të ndryshojë dizajnin që krijon “varësi”
Një vit pas vendimit për mbylljen e tij, qeveria shqiptare rihap TikTok-un
Skandal me Toyota-n! 14,227 makina në Shqipëri nën verifikim për probleme me airbagët
TAGGED:Elon MuskNetflix

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Tetori një muaj i artë! Meri Gjini vecon këtë shenjë horoskopi nga të gjithë të tjerët
Next Article Temperaturat zbresin në -2 gradë Celsius, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi javor: Cilat janë shenjat më me fat të kësaj jave
Horoskopi
August 17, 2026
Kthimi në shkollë mund të jetë emocionues edhe për prindërit/ Ja si të përgatiteni
Kuriozitete
August 17, 2026
Fluks rekord në Rinas! 1.65 milionë pasagjerë në korrik, mbi 58 mijë vetëm brenda një dite
Aktualitet
August 17, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja amerikane, Hayden Panettiere
Të famshëm
August 17, 2026

Lexo edhe:

Teknologji

Ndalohen rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç në Francë

January 27, 2026
Teknologji

A do ta bëjë marrëveshja amerikane TikTok-un më të sigurt, por më pak tërheqës?

December 20, 2025
Teknologji

Vodafone në krizë teknike? iPhone 17 ngec pa sinjal, klientët kërkojnë llogari

December 5, 2025
Teknologji

Varësia nga Tik Tok njësoj si ajo nga kokaina, tkurr trurin dhe shkatërron aftësinë e përqendrimit

November 1, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?