Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: A e merr njoftimin dikush nëse i bëjmë “like” pa dashje dhe ia heqim direkt?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Teknologji > A e merr njoftimin dikush nëse i bëjmë “like” pa dashje dhe ia heqim direkt?
Teknologji

A e merr njoftimin dikush nëse i bëjmë “like” pa dashje dhe ia heqim direkt?

Last updated: September 17, 2026 08:10
3 Min Read
SHARE
Banner

Nëse ndonjëherë keni qenë duke parë profilin e dikujt në Instagram dhe, pa dashje, keni pëlqyer një foto të postuar vite më parë, me siguri e njihni shumë mirë atë moment të sikletshëm. Sidomos kur bëhet fjalë për profilin e një ish-i, një personi që sapo keni njohur apo thjesht dikujt që nuk duhet ta kuptojë se po i shihni fotot e vjetra.

Por çfarë ndodh në të vërtetë nëse e hiqni menjëherë pëlqimin? Kreu i Instagram, Adam Mosseri, ka dhënë së fundmi përgjigjen dhe duket se “undo” nuk ju shpëton gjithmonë nga sikleti.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Mosseri shpjegoi se Instagram gjeneron dy lloje njoftimesh kur dikush pëlqen një postim. Njëri shfaqet brenda aplikacionit, ndërsa tjetri dërgohet si njoftim push në telefonin e personit që ka publikuar foton.

Lexo edhe:

Shqipëria e para për rrjetet sociale, Eurostat rendit vendin tonë në krye për përdorim në Europë
Bllokohen Facebook dhe Instagram, probleme për përdoruesit në gjithë botën
Një në dy të rinj evropianë e përdorin Inteligjencën Artificiale si person të besuar
Raportohet ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One në disa zona të vendit

Kjo do të thotë se, nëse e hiqni pëlqimin menjëherë, Instagram mund ta fshijë njoftimin brenda aplikacionit. Megjithatë, nuk mund të tërheqë një njoftim push që është dërguar tashmë në telefonin e personit tjetër.

Pra, edhe nëse në Instagram nuk mbetet asnjë gjurmë e “like”-ut, një njoftim si “X pëlqeu foton tuaj” mund të ketë mbërritur tashmë në ekranin e kyçur të telefonit.

Nëse personi e prek njoftimin pasi pëlqimi është hequr, ai nuk do të gjejë më një regjistrim përkatës brenda aplikacionit. Problemi është se nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse njoftimi është parë apo jo.

Pse Instagram nuk mund ta fshijë?

Sipas Mosserit, Instagram nuk ka mundësi të kontrollojë njoftimet që janë dërguar tashmë në pajisjen e një përdoruesi. Pasi njoftimi push arrin në telefon, aplikacioni nuk mund ta fshijë nga ekrani i personit tjetër.

Prandaj, heqja e menjëhershme e “like”-ut nuk garanton që personi nuk e ka parë njoftimin. Gjithçka varet edhe nga cilësimet e njoftimeve që ai ose ajo ka aktivizuar në telefon.

Reagimi i përdoruesve

Shpjegimi i kreut të Instagram shkaktoi jo pak reagime, pasi “like”-u aksidental i një fotografie të vjetër është kthyer prej vitesh në një nga makthet klasike të përdoruesve të rrjeteve sociale.

Disa e pritën me humor, ndërsa të tjerë pranuan se tashmë kanë një arsye më shumë për të kontrolluar me kujdes se ku klikojnë. Pra, edhe nëse e hiqni “like”-un në sekondë, mund të jetë pikërisht ai sekondë që ka mjaftuar për të nisur një njoftim në telefonin e personit tjetër.

Bie rrjeti social ‘Facebook’ në të gjithë botën, mijëra përdorues të prekur
Nga media te drejtësia: Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI
TikTok mund të detyrohet të ndryshojë dizajnin që krijon “varësi”
Një vit pas vendimit për mbylljen e tij, qeveria shqiptare rihap TikTok-un
Skandal me Toyota-n! 14,227 makina në Shqipëri nën verifikim për probleme me airbagët
TAGGED:instagram

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Next Article Botoxi kontrabandë, Gremi i pandehur, çfarë ndodh me Farian?

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Botoxi kontrabandë, Gremi i pandehur, çfarë ndodh me Farian?
Aktualitet
September 17, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
September 17, 2026
Horoskopi 17 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 17, 2026
“Kompania më hajdute që ekziston”/ Gazetari denoncon One Albania: Më çaktivizuan numrin para afatit të pagesës
Aktualitet
September 16, 2026

Lexo edhe:

Teknologji

Ndalohen rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç në Francë

January 27, 2026
Teknologji

A do ta bëjë marrëveshja amerikane TikTok-un më të sigurt, por më pak tërheqës?

December 20, 2025
Teknologji

Vodafone në krizë teknike? iPhone 17 ngec pa sinjal, klientët kërkojnë llogari

December 5, 2025
Teknologji

Varësia nga Tik Tok njësoj si ajo nga kokaina, tkurr trurin dhe shkatërron aftësinë e përqendrimit

November 1, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?