Big Brother VIP Albania pritet të rikthehet këtë vit më herët se sezoni i kaluar.
Përflitet se këtë herë po punohet që spektakli të nisë që në fillim të vjeshtës.
Në drejtimin e “Big Brother VIP Albania” pritet të jetë sërish Ledion Liço.
Vetë moderatori ka dhënë një sinjal në Instagram. Liço ka publikuar një postim ku shkruan vetëm: “Gati”, duke shtuar pikëpyetjet për afrimin e nisjes së edicionit të ri.
Postimi nuk jep një datë konkrete, por përkon me informacionet se produksioni ka nisur përgatitjet dhe se këtë vit “Big Brother VIP Albania” synon të hapë dyert që në fillim të vjeshtës.
Mbetet për t’u konfirmuar data zyrtare e nisjes dhe emrat që do të bëhen pjesë e shtëpisë.

