Elton Ilirjani në New York Fashion Week këtë sezon mori pjesë suksesshëm në pesë shfaqje përfshirë një finale mes ovacionesh.
Ky sezon ishte një rikonfirmim për Elton Ilirjanin si supermodel i cili mori pjesë në pesë shfaqje të New York Fashion Week, duke sjellë interpretime të ndryshme të stilit.
Rrugëtimi nisi me Poet-Lab dhe koleksionin REMEMBER, i cili përfshiu edhe një dedikim për Parashqevi Simakun. Më pas, Ilirjani u shfaq në Maison de Arabasque dhe Malan Breton, ku spikati me një look me frymë kauboj.
Në Story Wear Continues, nga një prej stilistëve më të njohur të skenës së modës në Tajvan, ai iu përshtat një tjetër universi estetik.
Finalja u zhvillua në ditën e fundit të NYFW, me TARMAFIA, stilistin me bazë në Bangkok, në kuadër të shfaqjes One Night in Bangkok. Dalja e Ilirjanit u prit me ovacione, brohoritje dhe reagime të forta nga publiku, ndërsa ai u cilësua si “the star of the show”.
Pesë shfaqje, pesë estetika dhe një finale e fuqishme në qytetin që Elton Ilirjani vazhdon ta quajë shtëpi: New York.

