Pas eksperiencës së saj në “Ferma VIP”, Malbora Gurra rikthehet sërish në ekran, këtë herë me një projekt të ri televiziv në ATV.
Gurra do të jetë në drejtimin e formatit “n’Vibe Verë”, një program që premton biseda pa filtra, histori të pathëna dhe të ftuar që do të flasin hapur përballë publikut.
I ftuari i parë i emisionit do të jetë Akil Varfi, duke shënuar kështu nisjen e aventurës së re televizive të Malbora Gurrës.
“n’Vibe Verë” do të transmetohet çdo të diel, në orën 20:05, në ekranin e ATV.
Rikthimi vjen pas pjesëmarrjes së Gurrës në reality show-n “Ferma VIP”, eksperiencë që e solli atë edhe më pranë vëmendjes së publikut.
