Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Disa nga ishujt më të bukur në botë që duhet t’i vizitoni
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Disa nga ishujt më të bukur në botë që duhet t’i vizitoni
Vip Travel

Disa nga ishujt më të bukur në botë që duhet t’i vizitoni

Last updated: July 5, 2026 17:07
7 Min Read
Screenshot
SHARE
Banner

Stina e bukur ka hyrë tashmë plotësisht, e bashkë me të edhe ajo e pushimeve verore. Dhe në mendjen e kujtdo janë ujërat e kristalta, kripa në lëkurë, rrezet e diellit, puhizat e lehta, perëndimet e mahnitshme e gjithë peizazhet verore.

Ishujt janë ata që në mendjen njerëzore përfaqësojnë më së miri fantazitë e pushimeve verore, e plazheve, e natyrës parajsë e qetësi.

Toka është e pasur me mrekulli, e në të numërohen 456 mijë ishuj, ku shteti me më shumë ishuj është Suedia, që mban rekordin botëror me rreth 221.800 ishuj. Ishulli më i madh është Groenlanda me rreth 2 mln km² sipërfaqe, ndërsa shteti ishullor më i madh është Indonezia, e cila përbëhet nga 17 mijë të tillë.

Lexo edhe:

Maroku heq vizat për shtetasit shqiptarë, ja kur hyn në fuqi vendimi
Dy rrota për të zbuluar Parisin, një trend që po rritet
Prindërit me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përdorin linjën e dedikuar në aeroportin e Rinasit
Tre mësime nga udhëtimet vetëm që ju ndihmojnë të mposhtni ankthin dhe të besoni më shumë te vetja

Shumë vende janë të pasura me ishuj, edhe në Italinë fqinje numërohen jo pak, por 800 të tillë, më i madhi ndër të cilët është Sicilia, tokë e diellit. Ndërsa Greqia, e famshme për numrin e ishujve mesdhetarë, numëron 6000, ndër të cilët 227 të banuar dhe mjaft të njohur botërisht për bukuritë e natyrës, ndër ata të Detit Egje, sikurse dhe ata të Detit Jon, me gjelbërim të pasur.

Mauritius

Mauritius është një tjetër mrekulli e natyrës Tokë, me ujëra oqeanike që krijojnë ujëvarën nënujore, një efekt optik që është i dallueshëm nga lart. Një ishull me skenar kartoline, me një faunë të egër, pyje të lashta e madhështore, tempull i biodiversitetit, gjendet në Oqeanin Indian rreth 800 km në lindje të Madagaskarit.

Botanika është sovrane në këtë parajsë natyrore, të mbushur me bukuri të panumërta mes të gjelbrës e të kaltërs.

Maldive

Maldivet janë mjaft të njohura për peizazhe ekzotike, ujëra të kthjellëta e rërë të bardhë në 1200 ishujt që përbëjnë arkipelagun. Maldivet janë emblemë e parajsës tropikale, me një florë e faunë të jashtëzakonshme, me barriera koralore e laguna xixëlluese.

Zanzibar

E njohur ndryshe edhe si ishulli i erëzave, gjendet 35 km në lindje të bregdetit afrikan. Përbëhet nga 3 ishuj kryesorë, Unguja, Pemba dhe Mafia, ish-sulltanat e më pas koloni britanike, djep i kulturës Suahili. Me natyrë të pasur, ujëra në të gjitha nuancat blu, shtëpi e majmunëve të kuq dhe blu, trashëgimi e njerëzimit UNESCO.

Bora Bora

Ndër ishujt më të bukur në botë, Bora Bora në Polinezinë Franceze është padyshim në podium, në mes të Oqeanit Paqësor. I famshëm për lagunën e kaltër dhe panoramat si në përralla, rrethuar nga barriera koralore, me rërë të bardhë, hije palmash dhe zhytje fantastike për t’u prekur nga afër me kafshët detare, përfshirë peshkaqenët e ujërave të cekëta.

Mahé, Seychelles

Seychelles gjithashtu është një ndër arkipelagët më spektakolarë në Oqeanin Indian, me Mahé që është ishulli kryesor. Rrethuar nga ujëra turquoise dhe natyrë të virgjër, këtu kombinohen plazhet parajsë, pyjet e dendura tropikale, shkëmbinj graniti të bardhë, e me një pasuri natyrore të jashtëzakonshme. Le Seychelles numërojnë një grumbull prej 100 ishujsh dhe janë të famshëm për një biodiversitet të pakrahasueshëm dhe specie të mbrojtura, siç është edhe breshka gjigande Aldabra. Mahé, me peizazhet me ngjyrat e panumërta, konsiderohet një ndër vendet më të bukura të të gjithë planetit, por edhe një ndër vendet ideale për të notuar e për të praktikuar sporte ujore e zhytje të gjata, për të admiruar thellësitë e oqeanit.

Bali, Indonezia

Bali në Indonezi është një ndër më të famshmit dhe destinacionet tipike për eksperienca të thella në natyrë, në një kulturë të lashtë, të qetë e shpirtërore aziatike, ndryshe nga gjithë kultura frenetike perëndimore.

Në këtë ishull, plazhet, fushat e orizit të gjelbra, vullkanet, ujëvarat e tempujt antikë datojnë që prej 300 vjet p.e.s.

Sardegna

Mesdheu i ndritshëm është një djep ishujsh të bukur dhe një ndër rajonet më të çmuara në botë për klimën dhe bukuritë natyrore e kulturore. Ndër më të bukurit, i dyti për nga madhësia pas Sicilisë, në kontinentin tonë, është Sardegna, e famshme për ujërat e kthjellëta, plazhet me rërë shumë të hollë e të bardhë. Përveç ishullit kryesor, territori përfshin edhe arkipelagë të vegjël, me bukuri e mrekulli të panumërta. Ndër më të famshmit është ai i Maddalenës, në verilindje, dhe përfshin ishujt ikonikë Maddalena, Caprera dhe Budelli, i famshëm kryesisht për Plazhin Rozë. Edhe ishulli Asinara është një parajsë e vërtetë natyrore dhe park kombëtar, i famshëm edhe për kafshën tipike nga ka marrë emrin, gomarin e bardhë.

Santorini

Santorini, ose Thira, xhevahiri i Cikladeve, fsheh disa nga faktet dhe historitë më magjepsëse në Mesdhe. Forma gjysmëhënë e ishullit është rezultat i shpërthimit gjigant Minoan rreth vitit 1600 p.e.s., një nga më të mëdhenjtë në historinë e Tokës, që krijoi kalderën e famshme.

Mendohet se kataklizma e lartpërmendur dhe qytetërimi i zhdukur i Akrotirit frymëzuan legjendën e Platonit për qytetin e humbur të Atlantidës.

Dikur Santorini quhej “Më e Bukura”. Në antikitet ishulli njihej si Calliste (që do të thotë “më e bukura”), ndërsa emri i tij aktual vjen nga kisha e Shën Irinit (Santa Irene) gjatë periudhës veneciane.

Shtëpitë nuk ishin gjithmonë të bardha: Dikur, arkitektura tradicionale përfshinte ngjyra të tjera si të kuqe, bordo dhe të verdhë. Ngjyrosja e bardhë dhe blu e shtëpive nisi më vonë për arsye higjiene (përdorimi i gëlqeres).

Është një nga rajonet më të vjetra të verës në botë. Për shkak të erërave të forta, hardhitë nuk rriten lart, por mbështillen në formë shporte (kouloura) direkt në tokën vullkanike për të përthithur lagështirën. Santorini është i njohur mbi të gjitha për panoramat magjepsëse dhe perëndimet e diellit.

Destinacionet më të bukura në botë për të festuar momentet më të veçanta
“Green Coast” sjell në Shqipëri markën ndërkombëtarë të resorteve dhe hoteleve. Çfarë duhet të dini për “Nammos Hotels & Resorts”
Turistët me rroba banjo në qytet, si e kanë zgjidhur shtetet e huaja
Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere
UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore
TAGGED:Ishujt me te bukur

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Juliana Nura feston 36-vjetorin me fotosesion të veçantë gjatë shtatzënisë: Zgjodha të thyej tabutë!
Next Article “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi rrëfen në podcastin e Grida Dumës: Një vajzë e re në jetën time

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Alketa Vejsiu konfirmon rikthimin në Big Brother Vip Albania? Çfarë dihet deri tani
Tv Shows
August 19, 2026
A e dinit se sot është Dita Botërore e Fotografisë?
Kuriozitete
August 19, 2026
Ledri Vula publikoi përqafimin më të bukur të kësaj vere
Profili i Vipave
August 19, 2026
“Po kaloj kohë me familjen, jo me personin që doni ju”/ Elijona reagon për raportin me Klodin
Të famshëm
August 19, 2026

Lexo edhe:

Vip Travel

Ja pse gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin të udhëtojnë vetëm…

July 25, 2026
Vip Travel

Mos e quaj udhëtim! Kur TikTok-u të tregon çdo hap, çfarë mbetet për të zbuluar?

July 23, 2026
Vip Travel

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

July 21, 2026
Vip Travel

Ekspertët paralajmërojnë: Këto janë rrobat dhe aksesorët që nuk duhet t’i vishni gjatë një fluturimi

July 20, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?