Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Zbardhet DEBATI i ashpër në mbledhje/ U la jashtë listave, Rama përplaset keq me Ditmir Bushatin! Ja vendimi që la Braçen pa fjalë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Zbardhet DEBATI i ashpër në mbledhje/ U la jashtë listave, Rama përplaset keq me Ditmir Bushatin! Ja vendimi që la Braçen pa fjalë
Politikë

Zbardhet DEBATI i ashpër në mbledhje/ U la jashtë listave, Rama përplaset keq me Ditmir Bushatin! Ja vendimi që la Braçen pa fjalë

Last updated: March 9, 2021 11:05
5 Min Read
SHARE

Mbledhja e Kryesisë nga Partia Socialiste u shoqërua me dabete të forta mes ish ministrit, Ditmir Bushat dhe kryeministrit të vendit. Po ashtu edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ka shprehur habi që drejtuesi i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, të jetë jashtë listës fituese.

Bushati iu ka drejtuar kryeministrit Rama, duke i ka kërkuar që të mos kandidojë “persona të lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në”.

Mbledhja e kryesisë së PS-së është zhvilluar pjesërisht online, ku në sallën e selisë rozë kanë qenë vetëm drejtuesit e qarqeve, ndërsa anëtarët e kryesisë përmes platformës “Zoom”.

Lexo edhe:

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit
Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
Thirrje për Bashkimin dhe Riorganizimin Strategjik të Spektrit të Djathtë Shqiptar!
I kërkojnë të angazhohet në politikë, Luiz Ejlli flet njëherë e mirë dhe tregon se çfarë e ‘pengon’ të marrë pjesë

Nga ana e tij, kryetari i PS-së, Edi Rama, iu përgjigj Bushatit se nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike, dhe jo të bësh punë, citon panorama.

DEBATI NË KRYESINË E PS

Ditmir Bushati: Më vjen keq kryetar, po nuk ka pasur kolegjialitet, as konsultim, as vendimmarrje për listat e kandidatëve siç kërkohet edhe nga statuti i PS-së.

Ndryshimet e propozuara janë të palogjikshme, në një parti duhet gradualitet, nuk mund të jenë në listë Nasip Naço, Alqi Bllako dhe Lefter Koka para anëtarëve të krysesisë së PS-së. Nuk ka arësye që njerëzit e ardhur nga LSI-ja të renditen para kolegëvë të PS-së, partia nuk është një thes, siç thatë ju kryetar, ku mund të futen të gjithë, pa kritere, pa garë dhe pa kontribute. Partia shtet e mban pushtetin, por nuk është ajo që ëndërrojnë shqiptarët.

Nëse do të ma pranoni një këshillë personale, personat e lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në, mos i përfshini në lista sa jeni ende në kohë.

I them të gjitha këto pa pasur ndonjë ngarkesë personale, sepse ju e dini shumë mirë se unë nuk kam asnjë merak për deputet, jeni ju ai që më jeni lutur që 28 vjeç që të bëhem deputet për shkak të boshtit programatik që unë kam besuar. Të janë dashur 5 vjet të më bindësh. Jam krenar që unë i kam qëndruar konsistent atij boshti programor dhe vlerave që përfaqësojnë socialistët dhe progresistët. Unë fatmirësisht nuk jam as në grupin e kalamajve dhe as në grupin e senatorëve.

Detyra e ministrit të Jashtëm ka qenë nder i jetës sime, e kam përmbushur me integritet siç edhe ju e keni deklaruar, e kam bërë këtë detyrë më së miri dhe i kam kthyer dinjitetin Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por unë kam qenë në qeverisje, por jo në pushtet dhe nuk kam menaxhuar para dhe interea publike, nuk kam vrarë njeri, nuk kam shkuar asnjëherë për ndjekje penale, nuk jam përgojuar as për korrupsion, as për lidhje klienteliste, nuk i kam futur duart në xhep njeriu.

Nuk më erdhi mirë që Erioni iu drejtua kolegëve Majko, Xhafaj dhe zonjës Kodheli me interpretime sofiste për pozicionin e tyre në listë, sepse unë dhe ti Erion kemi ardhur në partinë socialiste nga shoqëria civile për ta bërë politikën më të mirë dhe jo për ta çuar në këtë derexhe. Nuk jam dakord që neve na mbështesin 65-vjeçarët e lart, siç the ti, që për ne duhet të jetë këmbanë alarmi, sepse një parti pa rini nuk ka të ardhme.

Ju kryetar keni marrë këtë vendim për të më zbritur nga treni. Politika është më shumë se parlamenti dhe Shqipqëria më e madhe se politika. Për shkak të karakterit tim të fortë dhe integritetit tim personal, ua kam thënë gjërat ballazi megjithëse kam marrë kosto nga kjo.

Edi Rama: Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë. Nuk jam bërë pishman që të kam lëvduar dhe nuk e mohoj që ke qenë ministri më i mirë. Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër.

Humbja turpëruese në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer…

Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren e thellë, më votuan për vizionin

Zgjedhjet parlamentare në Shkodër/ PD kryeson e ndjekur nga PS, ja kush është forcë e tretë (Shifrat)

Numërohen 1445 qendra votimi/ PS kryeson, 53 për qind në rang kombëtar. Ja si ndahen mandatet

Mbyllet orari zyrtar i votimit, vijon ‘beteja’ për votën e fundit

TAGGED:ditmir bushatiEdi ramaerion brace

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pas kritikave, Saimiri poston videon krah Merit: Me dashurinë time
Next Article “Ju rrëfej vrasjen e Klodian Rashës nga policia”/ Zbulohet çfarë tha dëshmitari okular para grupit hetimor
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Limi tradhton Albën/ Shfaqet me një vajzë tjetër — Reagon Alba (FOTO)
Të famshëm
May 20, 2025
Sulmohet uebsajti i RTSH, mediat e Kosovës: E bënë hakerat serbë, postuan tituj ‘Kosova është Serbi’
Aktualitet
May 20, 2025
“Sa më shumë luftoni…”/ Horoskopi për sot: Mes teje dhe partnerit ka shumë…
Horoskopi
May 20, 2025
Arjola jep lajmin e trishtë, humb njeriun e zemrës
Të famshëm
May 20, 2025

Lexo edhe:

Politikë

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

May 11, 2025
Politikë

Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në rang Republike

May 11, 2025
Aktualitet

Qeveria merr vendimin, falë 2 ditë përpara zgjedhjeve gjobat e 10 viteve të fundit

May 9, 2025
Politikë

Hiqet ‘Non Grata’ për Berishën, gazetari i famshëm amerikan e konfirmon: Pyeta DASH dhe me tha… (FOTO)

May 7, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?