Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Pse fëmijët gjeni nuk kanë sukses kur rriten? Çfarë zbuloi studimi
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Kuriozitete > Pse fëmijët gjeni nuk kanë sukses kur rriten? Çfarë zbuloi studimi
Kuriozitete

Pse fëmijët gjeni nuk kanë sukses kur rriten? Çfarë zbuloi studimi

Last updated: May 19, 2026 08:44
3 Min Read
SHARE
Banner

Të rriturit shpesh mahniten nga fëmijët që zgjidhin ekuacione komplekse në moshën dhjetëvjeçare apo shënojnë gola si profesionistë ende pa mbushur të dymbëdhjetat.

Ne i quajmë “fëmijë gjeni” dhe presim që këta yje të vegjël të shndritshëm të bëhen arkitektët e të ardhmes. Megjithatë, statistikat tregojnë një të vërtetë tjetër, pothuajse melankolike: shumica e tyre nuk arrijnë kurrë të bëhen gjenitë e rritur që bota priste.

Sipas një studimi masiv të udhëhequr nga psikologu David Feldon, i cili shqyrtoi karrierën e 35.000 sportistëve, shkencëtarëve dhe muzikantëve, shifrat janë kokëforta.

Lexo edhe:

Kthimi në shkollë mund të jetë emocionues edhe për prindërit/ Ja si të përgatiteni
Ekspertët e kuptojnë se lidhja juaj ka marrë fund vetëm nga ky veprim
Truku i 48 orëve/ Si të ndaloni blerjet impulsive dhe të kurseni më shumë para
8 orë në zyrë nuk garantojnë produktivitetin, ja modeli i ri i punës

Vetëm 10 për qind e atyre që shkëlqejnë si fëmijë arrijnë të mbeten në nivele të larta si të rritur.

Pyetja që lind natyrshëm është: Pse dështojnë kaq shumë talente të hershme?

Arsyeja kryesore lidhet me mënyrën se si stërviten këta fëmijë. Gjenitë e vegjël shpesh u nënshtrohen metodave obsesive dhe specializimit të parakohshëm. Ata mësojnë të luajnë brenda rregullave ekzistuese me një shpejtësi të jashtëzakonshme, por kjo nuk nxit domosdoshmërisht inovacionin.

Një fëmijë që luan me përsosmëri një sonatë të Mozartit është një mjeshtër i përsëritjes, por suksesi në jetën e rritur kërkon kreativitet dhe aftësinë për të krijuar diçka të re.

Studimi i Feldon zbuloi se 90 për qind e të rriturve të suksesshëm nuk ishin aspak të jashtëzakonshëm si fëmijë në fushat ku shkëlqyen më vonë. Dhe çelësi i tyre ishte diversiteti.

Ata eksperimentuan me aktivitete të ndryshme përpara se të gjenin ”të duhurën”. Kjo përvojë më e larmishme dhe më pak intensive nxit aftësi më fleksibile të të nxënit.

Ndryshe nga “fëmijët gjeni” që digjen herët nga ngarkesa, këta individë zhvillohen me një ritëm që mbron shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Presioni i tepërt drejt përsosmërisë krijon një rrezik të lartë për lëndime, lodhje kronike dhe braktisje të hershme të synimeve. Kur identiteti i një fëmije ndërtohet tërësisht mbi faktin se ai është “special”, frika nga dështimi bëhet paralizuese.

Sapo hyjnë në botën reale, ku nuk janë më unikë, ata shpesh pësojnë “burnout” ose lodhje nervore ekstreme. Në fund, del se shtegu më i sigurt i një fëmije gjenial, është shpesh një rrugë drejt mesatares në moshë të rritur.

Suksesi i vërtetë nuk vjen nga të qenit një nxënësi i përsosur, por nga guximi për të eksploruar, një cilësi që sistemi shpesh ua shuan këtyre fëmijëve në emër të një suksesi të parakohshëm.

Nënat harrojnë shpesh veten/ Këto zakone të vogla mund të ndryshojnë ditën tuaj
Ndiheni më larg njëri-tjetrit? Ja disa mënyra të thjeshta për të rikthyer afërsinë në çift
Gratë me cikël në Mal të Zi do të marrin dy ditë pushim të paguar!
Shalqi dhe pak qumësht: Receta virale që duhet provuar këtë verë
6 mendime që dëmtojnë vetëbesimin pa e kuptuar: A i bëni edhe ju çdo ditë?
TAGGED:Femijet

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Edhe sot mot i paqëndrueshëm, ja zonat ku pritet të bjerë shi
Next Article FSHF zgjedh trajnerin e ri, ja kush e merr drejtimin e Kombëtares Shqiptare

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi javor: Cilat janë shenjat më me fat të kësaj jave
Horoskopi
August 17, 2026
Fluks rekord në Rinas! 1.65 milionë pasagjerë në korrik, mbi 58 mijë vetëm brenda një dite
Aktualitet
August 17, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja amerikane, Hayden Panettiere
Të famshëm
August 17, 2026
Pas 7 vitesh rritje të pandalshme, çmimet e apartamenteve në Tiranë nisin të bien (Arsyet)
Vip home
August 17, 2026

Lexo edhe:

Kuriozitete

Zbuloni 3 ngjyrat e manikyrit që nxjerrin në pah nxirjen e verës dhe i bëjnë duart më elegante

July 27, 2026
Kuriozitete

Në kërkim të një karriere të suksesshme? Këto 5 profesione janë ndër më premtueset

July 21, 2026
Kuriozitete

Mendimet që dëmtojnë shëndetin mendor, 6 mënyra të të menduarit që duhet t’i largoni

July 19, 2026
Kuriozitete

Sipas shkencës, këto janë disa nga tiparet që e bëjnë një person tërheqës

July 16, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?