Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Fund epokës së kabllove të internetit në ajër dhe në fasadat e pallateve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Fund epokës së kabllove të internetit në ajër dhe në fasadat e pallateve
Aktualitet

Fund epokës së kabllove të internetit në ajër dhe në fasadat e pallateve

Last updated: April 20, 2026 06:44
4 Min Read
SHARE

Të gjitha ndërtimet e reja në Shqipëri, si dhe godinat që do t’i nënshtrohen rikonstruksioneve të thella, do të kenë një detyrim të ri ligjor: pajisjen e detyrueshme me infrastrukturë të brendshme për fibër optike. Kjo është vetëm një nga risitë e projektligjit të ri “Akti i Infrastrukturës Gigabit”, i cili sapo është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky draft, i cili pritet të zëvendësojë ligjin e vitit 2016, synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me Rregulloren e re të Bashkimit Evropian (2024/1309), duke i hapur rrugë një revolucioni të vërtetë digjital dhe rrjeteve 5G.

Banner

Fundi i “monopoleve” në godinat e banimit

Lexo edhe:

Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar
Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet

Një nga ngërçet më të mëdha për qytetarët dhe operatorët e telekomunikacionit ka qenë aksesi brenda pallateve. Shpesh, ndërtuesit ose administratorët e godinave krijonin pengesa ose monopolizonin hyrjen e operatorëve të caktuar.

Projektligji i ri i jep fund kësaj praktike. Sipas Kreut VIII të draftit, krijohet detyrimi që brenda dy viteve nga miratimi i ligjit, çdo ndërtim i ri duhet të ketë një “Pikë Aksesi” të dedikuar për rrjetet e kapaciteteve shumë të larta (VHCN). Madje, parashikohet vendosja e një etikete vullnetare “Gati për fibër” (Fiber-ready) për godinat që plotësojnë këto standarde teknike, një element ky që mund të rrisë edhe vlerën e vetë pronës në treg.

“Çdo sipërmarrës ka të drejtë të ndërtojë, me shpenzimet e veta, rrjetin e tij deri në pikën e aksesit në infrastrukturën fizike në godinë,” theksohet në relacionin e firmosur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke garantuar kështu konkurrencën e lirë dhe mundësinë e zgjedhjes për qytetarin.

Ulja e kostove dhe “pika e vetme e informacionit”

Për të shtrirë fibrën optike sot kërkohet kohë, kosto të larta për gërmime dhe një burokraci e rëndë për lejet e ndërtimit. “Akti i Infrastrukturës Gigabit” i detyron operatorët publikë dhe privatë (përfshirë ata të rrugëve, ujësjellësve, apo energjisë) që të ndajnë infrastrukturën e tyre fizike me kompanitë e telekomunikacionit.

Nëse një rrugë po hapet për të shtruar tubacionet e ujit, palët duhet të koordinohen që në të njëjtin kanal të kalojnë edhe tubat për fibrën optike. Kjo jo vetëm që do të ulë ndjeshëm kostot financiare për kompanitë—kosto që në fund përkthehen në tarifa më të lira për internetin—por do të shmangë edhe fenomenin e hapjes dhe mbylljes së të njëjtës rrugë disa herë.

Për të menaxhuar këtë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të ngrejë një “Sistem të Përqendruar të Informacionit”. Këtu, çdo operator mund të shohë rrjetet ekzistuese dhe punimet publike të planifikuara, duke eliminuar kërkesat e paarsyeshme dhe vonesat burokratike.

Ky ligj nuk është thjesht një nevojë e tregut të brendshëm, por një detyrim i panegociueshëm në kuadër të anëtarësimit në BE (Kapitulli 10: “Shoqëria e Informacionit dhe Media”). Qeveria ka marrë angazhim përmes “Agjendës Kombëtare të Reformave 2024–2027” që të krijojë një shoqëri digjitale të sigurt dhe të aksesueshme.

Drafti aktualisht është i hapur për 20 ditë pune për komentet dhe rekomandimet e grupeve të interesit. Nëse miratohet siç është propozuar, ai do të shënojë fundin e epokës së kabllove kaotikë nëpër qytete dhe fillimin e një epoke ku interneti gigabit trajtohet si një shërbim bazë jetik, njësoj si uji dhe energjia elektrike.

“AMA” franceze gjobit vetëm një televizion me 3.5 milionë euro për sharjet “idiot, i trashë”
URF – AMP/ Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv
Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda
Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
TAGGED:Kabllot

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Java nis me mot të paqëndrueshëm, në disa zona pritet shi
Next Article Rrëfehet gruaja e Mirit: Nuk jam mërzitur nga marrëdhënia e tij me Selin, më vjen keq vetëm për komentet dhe urrejtjen në rrjet

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Biletën e keni, por mund të mbeteni në aeroport! Kujdes me rregullin e ri të Ryanair
Vip Travel
November 7, 2026
Horoskopi kinez për muajin nëntor: Shenjat e zodiakut që do të kenë surpriza të këndshme
Horoskopi
November 7, 2026
Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të shtunë!
Moti
November 7, 2026
Horoskopi 7 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 7, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë

November 4, 2026
Sociale

Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive

November 4, 2026
Aktualitet

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

November 3, 2026
Aktualitet

Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin

November 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?