Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Publikoi në rrjetet sociale pamje të papërshtatshme të motrës së tij! Genard dhe Sonida Hajdini shtrohen në psikiatri
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Publikoi në rrjetet sociale pamje të papërshtatshme të motrës së tij! Genard dhe Sonida Hajdini shtrohen në psikiatri
Të famshëm

Publikoi në rrjetet sociale pamje të papërshtatshme të motrës së tij! Genard dhe Sonida Hajdini shtrohen në psikiatri

Last updated: February 7, 2026 16:25
3 Min Read
SHARE

Dy personazhe mjaft të njohur në rrjetet sociale, që kanë gjetur hapësirë edhe në mediat shqiptare, Genard Hajdini dhe motra e tij Sonida, ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë, dhe prokuroria me rekomandim të mjekëve ka hapur një hetim pas publikimit të një video shqetësuese në Instagram.

Genard Hajdini publikoi pamje të papërshtatshme të motrës së tij, çka nxiti strukturat sociale së bashku me një staf mjekësor dhe efektivë policie të bëjnë vlerësimin e gjendjes së Sonida Hajdinit.

Banner

Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se gjatë intervistimit, ajo u shpreh se videoja kishte si qëllim të bëhej virale dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie”. Videoja është fshirë nga vetë Genardi pas urdhrit të policisë.,

Lexo edhe:

Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur
“Nuk të kam sjellë unë në jetë, por kam privilegjin të të rris”, urimi emocionues i Çiljetës për djalin e Alban Hoxhës
Neda Balluku ndan një tjetër rrëfim prekës: 17 minuta para derës për të takuar të birin
Big Brother VIP Albania 5, zbulohen 6 emrat që përfliten si banorë të rinj

Ministria zbulon se edhe para dy javësh, ata kishin qenë në spitalin e Shëndetit Mendor dhe mjekët i kishin injektuar medikamente si dhe trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit.

Vëlla e motër do të jenë në monitorim nga autoritetet – thotë ministria “ku do të kërkohet edhe mbështetje nga organet kompetente për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimit për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe”.

”Pas publikimit në faqen e Instagram-it të shtetasit G.H., ku shfaqej në mënyrë të papërshtatshme motra e tij, shtetasja S.H., menjëherë nga strukturat sociale vendore të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me stafin mjekësor të Qendrës Shëndetësore nr. 1 dhe oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1, u bë vlerësimi i gjendjes së shtetases S.H. Gjatë intervistimit, u shpreh se videoja kishte si qëllim ndjekjen virale të vetë personazhit dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie. Videoja është fshirë nga vetë G.H., pas urdhrit të menjëhershëm të policisë.

Strukturat shëndetësore bënë gjithashtu të mundur edhe injektimin e medikamenteve shëndetësore, pasi nga qëndrimi para dy javësh në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ishte lënë përgjegjësi për trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit e dy personave.

Aktualisht, ata ndodhen të shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor në spitalin psikiatrik të Tiranës, ndërsa nga ana e organeve kompetente materialet janë referuar në prokurori, sipas edhe rekomandimit tonë.

Struktura e NJNVR-së së Njësisë nr. 2, së bashku me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Tiranë, do të mblidhen për hartimin e planit të masave për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave me lidhje gjaku (motër dhe vëlla), ku do të kërkohet edhe mbështetje nga organet kompetente për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimit për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda
“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë
Adi dhe Ola flasin për raportin pas “Ferma Vip”, tregojnë planet për martesë
A ka ndjenja mes saj dhe Drinit? Heidi flet për herë të parë për raportin e tyre
Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos
TAGGED:Genard HajdiniKryesoreSonida Hajdini

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot
Next Article Luizi zbulon mesazhet e familjarëve të banorëve të BBV para hyrjes në shtëpi

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Biletën e keni, por mund të mbeteni në aeroport! Kujdes me rregullin e ri të Ryanair
Vip Travel
November 7, 2026
Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Ekonomi
November 7, 2026
Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Aktualitet
November 7, 2026
Horoskopi kinez për muajin nëntor: Shenjat e zodiakut që do të kenë surpriza të këndshme
Horoskopi
November 7, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin

November 2, 2026
Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!

November 2, 2026
Të famshëmTv Shows

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën

November 1, 2026
Tv Shows

Selin dhe Gimbo drejt altarit? Balerina zbulon datën që kanë vendosur për dasmën e tyre

November 1, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?