Princ Leka dhe Blerta Celibashi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se çifti kanë nisur përgatitjet për ceremoninë dhe shumë shpejt do të shkojnë drejt altarit.
Vitin e kaluar ata festuan për dashurinë e tyre bashkë me familjarë dhe miq të afërm në jug të vendit, duke shpallur fejesën e cila bëri bujë në mediat në vend, ndërsa u pasqyrua edhe në disa media të huaja.
Që pas publikimit të lidhjes së tyre të dashurisë, princi dhe Blerta janë bërë shpesh herë bashkë në evente të ndryshme publike në kryeqytet.
