Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë!
Vip Travel

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë!

Last updated: October 28, 2025 13:02
5 Min Read
SHARE

Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.

Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.

Banner

Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë.

Lexo edhe:

Biletën e keni, por mund të mbeteni në aeroport! Kujdes me rregullin e ri të Ryanair
Valixhet gati? Një destinacion i ri ju pret nga Aeroporti i Tiranës
Italia mund të mbetet pa makarona, në rrezik prodhimi i tyre
Black Friday 2026: 5 destinacione evropiane që ia vlen të vizitoni për shopping

Në Europë, vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite.

Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.

Për 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament.

Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.

Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 vite.

Numbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.

Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.

Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.

Në nivel botëror për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.

Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.

Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Europë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Tirana me 17.5 vite.

Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).

Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.

Ndërsa në qendër të qytetit (zona si ish-Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror./Monitor

Nga bregdeti i Vlorës në guidën prestigjioze botërore, Yacht Hotel bëhet pjesë e MICHELIN Guide
MDB Tirana sjell traditën e mishit fiorentin në Tiranë, Muzeu i Biftekut në zemër të Bllokut
Zbulohen 25 destinacionet më të mira për vitin 2027
New York City shpallet sërish qyteti më i mirë në botë
10 vendet ku është më e lehtë të punosh online
TAGGED:milanotirana

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët, parashikimi i motit
Next Article “Nuk e kuptoja sa bosh isha”, Einxhel Shkira rrëfen transformimin që pas Big Brother

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Ekonomi
November 7, 2026
Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Aktualitet
November 7, 2026
Horoskopi kinez për muajin nëntor: Shenjat e zodiakut që do të kenë surpriza të këndshme
Horoskopi
November 7, 2026
Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të shtunë!
Moti
November 7, 2026

Lexo edhe:

Vip Travel

Njihuni me 10 qytetet më të mira në botë për vitin 2026 dhe pse spikasin

October 2, 2026
Vip Travel

Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë pilotin pas sulmit me thikë në fluturimin Dubai-Tel Aviv

October 1, 2026
Vip Travel

Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes

September 26, 2026
Vip Travel

Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut

September 10, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?