Dyshohet se dy personat 23-vjeçari Aranit Kurti dhe 33-vjeçari Flori Paluçi që mbetën të vrarë në Durrës, u konfliktuan për shkaqe banale.
Sherri mes tyre ka nisur në një lokal në Manëz.
Sipas burimeve njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e lokalit, ku i kanë kërkuar kamerierit që t’u bëj një kafe.
Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.
Kjo ka nxitur debat, gjatë të cilit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari D.P. ka vrarë me armë Flori Paluçin.