Arjan Kraja, punonjës i OSSH Shkodër, ka humbur jetën pas tre muajsh në koma.
Arjani u transportua me urgjencë në spital pasi ndërhyri për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në detin e Velipojës. Falë guximit të tij, fëmijët shpëtuan, por ai vetë përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk arriti të rikuperohej. Pas tre muajve në koma, ai u largua nga kjo botë.
Të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën e kujtojnë Arjanin si një njeri të qetë, me shpirt të madh dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Akti i tij heroik do të mbetet gjatë në kujtesën e komunitetit shkodran dhe jo vetëm.