Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: ARRSH njofton planin e ri për menaxhimit e trafikut për autostradën Tiranë–Durrës, bllokimi nis natën nga ora…
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > ARRSH njofton planin e ri për menaxhimit e trafikut për autostradën Tiranë–Durrës, bllokimi nis natën nga ora…
Aktualitet

ARRSH njofton planin e ri për menaxhimit e trafikut për autostradën Tiranë–Durrës, bllokimi nis natën nga ora…

Last updated: October 14, 2025 21:07
2 Min Read
SHARE
Banner

Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur të ndryshojë planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, për të mundësuar ndërhyrjen rehabilituese në pjesën nga Vora deri te ura e Dajlanit.

Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se “nisur nga situata e trafikut të rënduar në autostradën Tiranë–Durrës, si pasojë e ndërhyrjeve për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, ka hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë fazës së punimeve”.

Sipas këtij plani, duke filluar nga sonte, datë 14 tetor, në orën 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, do të zbatohet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:

Lexo edhe:

Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht! Është serioze
Përplasja me Eduard Kuçin, Gjykata jep vendimin për Jozin!
Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”

– Vorë – Maminas

– Maminas – Sukth

– Sukth – Fllakë

– Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit

– Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit

Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment, në varësi të kushteve atmosferike dhe progresit të punës.

Gjatë orareve të mbylljes së qarkullimit, përdoruesit e rrugës do të duhet të ndjekin rrugën alternative:

Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, do të vijojë ndërhyrja edhe në kahun tjetër të autostradës, Ura e Dajlanit – Vorë, duke ndjekur të njëjtin plan pune dhe afat kohor për çdo segment.

ARRSH në njoftimin e saj thekson se ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për përdoruesit.

Institucioni kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar të përdorin rrugët alternative në oraret e planifikuara të punimeve, për të kontribuar në mbarëvajtjen e procesit.

Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Përfituesit dhe kush përjashtohet nga legalizimi për pronat para viteve ’91: Kadastra hap aplikimin online
7 ushqime që prishen shpejt edhe në frigorifer! Gabimet që bëjmë dhe mënyrat për t’i mbajtur të freskëta më gjatë
Zbulohen akuzat që rëndojnë ndaj Joz Markut pas arrestimit, sa vite burg rrezikon?
TAGGED:Arrsj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pas tre muajsh në koma, humb jetën Arjan Kraja! Heroi që shpëtoi dy fëmijë në Velipojë
Next Article Kiara dhe Luizi së shpejti në një bashkëpunim muzikor?

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut
Vip Travel
September 10, 2026
Ja 5 shenjat e horoskopit që nuk japin mundësi të dyta pas tradhtisë…
Horoskopi
September 10, 2026
“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika
Të famshëm
September 10, 2026
“Vjen nga bota e muzikës”, Bojken Lako flet për herë të parë për partneren
Të famshëm
September 10, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Dhunoi Edi Kuçin, Policia merr vendimin drastik ndaj Joz Markut

September 5, 2026
Aktualitet

Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin, 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

September 4, 2026
Ekonomi

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

September 4, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot

September 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?