Këngëtari Gjiko ka rrëfyer betejën për drejtësi, pasi u akuzua nga një e re për abuzim seksual.
Për herë të parë, artisti nga Kosova u përgjigjet akuzave në S’e Luan Topi për abuzim ndaj një të miture, dukë thënë se ky ka qenë momenti më i vështirë, të cilin e përjetoi e gjithë familja, por që në fund përfundoi duke u shpallur i pafajshëm.
“Ka qenë një vajzë pothuajse 18 vjeçare, ka qenë duke bashkëjetuar me dikë, ajo e ka thënë këtë në një deklaratë në polici por nuk ka pasur asnjë lidhje me mua. Kjo vajzë ka qenë ka qenë fanse shumë e zjarrtë me mua dhe ka dashur patjetër që të ketë një kontakt me mua. Për fat kam pasur mesazhe që më shkruante dhe i thoja ‘të lutem më lër të qetë nuk jam i interesuar të kem asgjë me ty’, dhe kur i ka parë gjykata këto fakte, më pas ajo ka vendosur të tregojë, dhe të gjithë kush ka qenë në proces me mua janë shpallur të pafajshëm”, u shpreh ai.
Gjiko shtoi se ky proces i ka shkaktuar dëme të mëdha emocionale dhe psikologjike: “Stresi, ankthi, dëmet psiqike… por më e rënda është kur mendon gruan, fëmijët, babin, nënën. Çfarë t’u bësh atyre?”
Ai tregoi gjithashtu se e ka diskutuar çështjen me bashkëshorten e tij, Elitën, e cila sipas tij ka treguar forcë dhe mbështetje të jashtëzakonshme: “Me Elitën e kemi bërë muhabet. Më ka pyetur a është e vërtetë. Ajo ka qenë stoike.”
“Kur nisën akuzat, kishim Arlindin të sëmurë nga kanceri dhe na u shemb bota mbi neve. U përhapën aludime se unë, para 10 vitesh, kisha fjetur me një vajzë pa dëshirën e saj, nën ndikimin e kanabisit. Ishte një gjë absurde. Akuza nuk erdhi nga ajo, por nga prokuroria. Vajza, atëherë 18 vjeçare, e kishte thënë në një deklaratë policie, por nuk kishte asnjë lidhje me mua. Ajo ishte një fanse e zjarrtë që kërkonte me çdo kusht kontakt me mua. Kam pasur shkrimet e saj në Facebook dhe i kam thënë qartë se nuk doja të kisha asgjë me të. Kur gjykata pa këto fakte, ne u shpallëm të pafajshëm.
Për mua u shkruan gjëra banale. Kam kaluar stres, ankth, dëme emocionale e psikologjike… por mendja më shkonte tek gruaja, fëmijët, babai, nëna. Çfarë mund t’u bëja atyre?
Me Elitën e kemi folur hapur. Më ka pyetur nëse ishte e vërtetë. Ajo ka qenë stoike, më ka qëndruar pranë.”