Top Channel vjen me ndryshime këtë sezon televiziv.
Franceska Rustemi do të jetë moderatorja e re krah Edi Manushit në emisionin sportiv më të ndjekur, Procesi Sportiv, duke zëvendësuar kështu Alesia Bamin, e cila ka qëndruar për disa sezone në krah të Manushit.
Nuk dihet ende nëse Alesia do të shfaqet në ndonjë projekt tjetër këtë vit, ndërsa në rrjetet sociale ajo ka ndarë vetëm foto nga pushimet e saj të fundit.