Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Shpallen 1,001 fitues për kredi të buta nga Bashkia, lista shkon për miratim në Këshillin Bashkiak
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Shpallen 1,001 fitues për kredi të buta nga Bashkia, lista shkon për miratim në Këshillin Bashkiak
Aktualitet

Shpallen 1,001 fitues për kredi të buta nga Bashkia, lista shkon për miratim në Këshillin Bashkiak

Last updated: June 10, 2025 15:53
9 Min Read
SHARE

Bashkia e Tiranës ka shpallur 1,001 fitues nga aplikimet e programi social “Për subvencionimin e interesave të kredive”.

Lista e aplikuesve të shpallur fitues, të cilëve do t’u subvencionohen interesat e kredive nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë, është dërguar për miratim në mbledhjen e 10 Qershorit të Këshillit Bashkiak, por nuk është ende publike.

Programi për subvencionimin e interesave të kredive që zbatohet prej disa vitesh, synon të ulë barrën financiare për individët dhe familjet me të ardhura të ulëta, duke subvencionuar një pjesë të normës së interesit të kredisë për blerje shtëpie nga fondet e buxhetit të shtetit. Ndërsa nga përfituesit, kredia do të paguhet deri në fund të afatit të shlyerjes me interes 3%.

Lexo edhe:

BKH kontroll në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane, i sekuestrohet celulari
Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri
Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë
A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha

“1,001 (njëmijë e një) dosje aplikimesh individ/familje kanë rezultuar me dokumentacion të rregullt, konform parashikimeve të Anekseve nr. 1 dhe 3 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e vendimit nr. 103 datë 08.10.2024, të Këshillit Bashkiak, “Për miratimin e sistemit të pikëzimit, nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë individët/familjet për t’u trajtuar me programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, përcaktohet në projektvendimin e “Për miratimin e familjeve që përfitojnë nga programi social “Subvencionimi i interesave të kredisë” i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, në bashkinë e Tiranës”.

Shpallja e fituesve kaloi në dy faza. Në total për programin aplikuan 2,337 individë, ku u përzgjodhën rreth 42% e tyre që ploësonin dokumentacionin e kërkuar nga programi për subvencionimin e interesit të kredive, si dhe limitin e lejuar të të ardhurave mujore.

Programi u jep përparësi familjeve të reja, të rinjve nën 40 vjeç dhe familjeve njëprindërore me fëmijë.

Pas miratimit të listës nga Këshilli Bashkiak, fituesit duhet të paraqiten në bankën e nivelit të dytë me të cilën Bashkia e Tiranës ka lidhur marrëveshje me qëllim përfitimin e kredisë së butë, që financon blerjen e shtëpisë. Por fituesit për gjetjen e shtëpisë, kanë në dispozicion vetëm 18 muaj kohë.

“Afati maksimal për kryerjen e procedurave të përfitimit të kredisë është 18 (tetëmbëdhjetë) muaj nga data e protokollimit të listës emërore pranë institucionit, që monitoron subvencionimin e interesave të kredisë”, përcaktohet në projektvendim.

Pavarësisht parashikimeve të përcaktuara më sipër në rastet kur individi aspo familja, ende nuk ka gjetur banesën, njofton nëpërmjet postës elektronike, çdo 6 (gjashtë) muaj, institucionin financiar dhe nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”, institucionin që monitoron subvencionimin e kredisë për shfaqjen e interesit dhe pamundësisë së tij për gjetjen e banesës. Mos dërgimi i këtij informacioni çdo 6 muaj, do të përbëjë shkak për skualifikimin e tyre.

Ndërsa individët apo familjet që nuk janë shpallur përfitues nga programi social “Subvencionimi i interesave të kredisë”, kanë të drejtën e ankimit administrativ, pranë kryetarit të Bashkisë, brenda 5 ditëve pune nga momenti i shpalljes publike të listës së përfituesve. Ankimi duhet të depozitohet pranë zyrave të Bashkisë Tiranë dhe përcillet pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, Aseteve dhe Licencimit, e cila së bashku me dosjen e ankuesit ia paraqet Kryetarit të Bashkisë, , i cili brenda 7 ditëve pune del me vendim në lidhje me ankimin e paraqitur nga ankuesit.

Përmes programit të subvencionimit të kredive për shtëpi, përfituesit marrin kredi në vlera të ndryshme, bazuar në numrin e anëtarëve. Shuma minimale e kredisë nis nga 5,5 milionë lekë për 1 persona. Për 2 persona, për strukturë apartamenti 1+1 vlera e financimit është 6,8 milionë lekë. Për një hyrje 2+1 lëvrohen 10 milionë lekë dhe për apartament 3+1 për një familje mbi 5 anëtarë lëvrohen 12,4 milionë lekë kredi.

Përzgjedhja e fituesve kaloi në 2 faza

Në projektvendim shpjegohet se në fazën e parë u shpallën 2,337 aplikime janë shpallur fituese, ndërsa 954 aplikime nuk kanë kaluar kriteret e përcaktuara.

Faza e parë konsiston me paraqitjen e aplikimit të çdo aplikanti/familje, nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” (Faza 1), brenda 30 ditëve kalendarike nga njoftimi publik për hapjen e thirrjes, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social.

Të gjithë qytetarët e shpallur fitues duhet të plotësonin dhe dorëzonin formularin e strehimit elektronikisht në portalin e-Albania, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar.

Dokumentet duhet të dorëzoheshin nga data 4 shkurt deri më 4 mars 2025, pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë Tiranë, ose me postë, në adresën zyrtare të Bashkisë Tiranë.

Në përfundim të afateve përkatëse të fazës së dytë (nga data 04.02.2025 deri më 04.03.2025), janë administruar dhe shqyrtuar në total një numër prej 1884 aplikime, nga të cilat janë skualifikuar për mungesë dhe/ose problematikë dokumentacioni 817 dosje.

Gjithashtu, Drejtoria e Programeve Sociale dhe Monitorimit të Strehimit ka seleksionuar si të rregullta 1067 aplikime, të cilat i janë përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm pranë Komisionit të Strehimit të ngritur me vendimin nr. 11, datë 05.02.2020, të ndryshuar, të Këshillit Bashkiak, duke i bashkëlidhur edhe listën e inventarit që përmban të dhënat për të gjithë dokumentacionin e dorëzuar nga aplikuesit.

Më tej, Komisioni i strehimit, ka renditur sipas formulës së pikëzimit listën e individëve/ familjeve të cilët rezultojnë me dokumentacion të rregullt sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit, ky komision shqyrtoi në total një numër prej 1067 (njëmijë e gjashtëdhjetë e shtatë) aplikimesh, prej të cilave rezulton si më poshtë:

Numri i dosjeve të skualifikuara në total është 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë), si më poshtë:

– 50 (dyzetë e nëntë) aplikues me dokumentacion jo të rregullt ose nuk plotësojnë kushtet e parashikuara në vendimin nr. 103 datë 08.10.2024, i Këshillit Bashkiak “Për miratimin e sistemit të pikëzimit, nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë individët/familjet për t’u trajtuar me programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”

– 15 (pesëmbëdhjetë) Aplikime rezultojnë me të ardhura familjare mbi limitin e përcaktuar në njoftimin publik me anë të shkresës nr. 47528 prot., datë 12.12.2024.

– 1 (një) Aplikim ka rezultuar nën limitin e të ardhurave, e përcaktuar në njoftimin publik me anë të shkresës nr. 47528 prot., datë 12.12.2024.

Numri i dosjeve të cilat disponojnë dokumentacion të rregullt konform Aneksit nr. 1 dhe 3 të vendimit 103/2024 të Këshillit Bashkiak si dhe njoftimin publik me anë të shkresës nr. 47528 prot., datë 12.12.2024.

– 1001 (njëmijë e një) dosje aplikimesh individ/familje kanë rezultuar me dokumentacion të rregullt, konform parashikimeve të Anekseve nr. 1 dhe 3 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e vendimit nr. 103 datë 08.10.2024, të Këshillit Bashkiak, “Për miratimin e sistemit të pikëzimit, nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë individët/familjet për t’u trajtuar me programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, si dhe njoftimit publik me anë të shkresës nr. 47528 prot., datë 12.12.2024./monitor

Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?
Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
Zbulohet se cilën moderatore imitoi kryeministri Rama në Elbasan
Rama do takohet me banorët e Zvërnecit
SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi
TAGGED:Bashkia e Tiraneskredi e bute

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Serbia e akuzon ish-policin nga Kosova për “vrasje” në sulmin e Banjskës
Next Article Sara Hoxha “harron” Ledrin, zbulohet i dashuri i ri, figurë e njohur publike? Del foto

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi 13 qershor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi Moti
June 13, 2026
Stine ngacmon Brikenën për Mateon, ja reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother VIP 5
Të famshëm
June 12, 2026
Bllokohen Facebook dhe Instagram, probleme për përdoruesit në gjithë botën
Teknologji
June 12, 2026
Në disa zona priten reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot
Moti
June 12, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, efektivi 34-vjeçar, baba i një djali të mitur

June 4, 2026
Aktualitet

Tragjedi në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

June 3, 2026
Politikë

Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin

May 31, 2026
Politikë

Erion Braçe: Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte e rëndë, Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?

May 31, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?