Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Thirrje për Bashkimin dhe Riorganizimin Strategjik të Spektrit të Djathtë Shqiptar!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Thirrje për Bashkimin dhe Riorganizimin Strategjik të Spektrit të Djathtë Shqiptar!
Politikë

Thirrje për Bashkimin dhe Riorganizimin Strategjik të Spektrit të Djathtë Shqiptar!

Last updated: May 17, 2025 14:55
7 Min Read
SHARE

NGA ALEKS RAKAJ

 

Banner

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe reflektimeve të thelluara mbi rezultatin dhe dinamikat e fundit politike në vend, është e domosdoshme të ngrihet një zë i arsyes dhe i përgjegjësisë: e djathta shqiptare ndodhet përballë një momenti kritik, ku përçarja dhe mungesa e organizimit e kanë bërë të pamundur ofrimin e një alternative qeverisëse serioze dhe të besueshme.

Lexo edhe:

Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?
VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel
Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ndonëse në disa aspekte mund të përmbajnë arsye legjitime për kontestim, ne besojmë se është humbje kohe dhe energjie të përqendrohemi në këtë drejtim.

Vlerësimi ynë është se si institucionet shqiptare, ashtu edhe ato ndërkombëtare, do ta njohin qeverinë e re që pritet të formohet në shtatorin e ardhshëm.

Prandaj, është e udhës të shikojmë përpara dhe të përqendrohemi në mënyrën sesi do ta përballojmë rrugëtimin drejt fitores, në vend që të mbetemi të ngërthyer në ankesa për humbjen që kemi pësuar.

Në këtë moment reflektimi, më kujtohet një thënie domethënëse: “Kur do ta bësh, e gjen mënyrën. Kur s’do, gjen një justifikim.”

Në sytë e publikut të gjerë, çdo kontestim i rezultatit do të perceptohet më shumë si një justifikim, sesa si një qëndrim parimor.

Justifikimi është forma më e lehtë e paaftësisë dhe këtë e them me mirëkuptim, duke pasur parasysh se qëllimi ynë është i përbashkët dhe legjitim: një rrotacion politik në Shqipëri.

Megjithatë, kjo situatë është e rikthyeshme. Nevoja për ndryshim nuk është më çështje kohe –është urgjencë kombëtare.

Nga Një Sukses Simbolik, te Një Thirrje për Përgjegjësi

Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, disa forca të reja të djathta arritën të përfaqësohen në Parlamentin e Shqipërisë.

Ky është një zhvillim me rëndësi dhe dëshmi se ekziston potencial për përfaqësim të ri dhe ndryshe.

Por ky hap i parë nuk mjafton.

Me rreth 150 mijë vota, është shënuar një nisje, por për të ndërtuar një alternativë të qëndrueshme politike, kërkohet analizë e ndershme dhe riorganizim i thellë. Mosrealizimi i objektivave nuk përbën dështim por një thirrje për reflektim dhe rilindje politike.

Udhërrëfyesi: Prioritete Strategjike dhe Masa Konkrete

Për të mos qenë thjesht spektatorë në zgjedhjet e ardhshme, por aktorë me peshë, nevojitet një plan veprimi i qartë dhe gjithëpërfshirës. Ja disa prej pikave kyçe që propozojmë:

Pranimi i rezultatit zgjedhor si vullnet i sovranit – pa alibi, pa justifikime. – ky është hapi i parë drejt maturimit politik.

Analiza objektive e zgjedhjeve që sapo përfunduan: për të kuptuar çfarë nuk funksionoi dhe si mund të përmirësohemi.

Ristrukturim i brendshëm i partive të djathta: rritje e transparencës, përfshirje e profesionistëve, grave, të rinjve , diasporës dhe grupeve të margjinalizuara.

Ndërtimi i një platforme kombëtare të djathtë, që përfshin dhe kontribuimin financiar modest të diasporës (p.sh. 10 dollarë/muaj nga 300,000 anëtarë vetëm në SHBA).

Shembulli i Amerikës:

Me hapjen e degës qëndrore në New York dhe më pas degëve në çdo shtet, mendojme se mund të ndërtojmë një anëtarësi prej 300,000 vetash.

Me një kontribut mujor prej 10 dollarësh, kjo do të siguronte $3,000,000 në muaj fonde jetike për ndërtimin e strukturave locale dhe grupe pune  në çdo qytet të Shqipërisë.

Prani të fortë në terren, qasje direkte me qytetarët dhe nisje e menjëhershme e një fushate të qëndrueshme në çdo qytet të Shqipërisë dhe në diasporë.

Ndihma konkrete për qytetarëtme asistence dhe konsulence ndaj halleve jetesore te tyre,  nuk është vetëm solidaritet – është politika më e mirë: reale, e ndjeshme dhe ndërtuese.
Diaspora duhet të trajtohet si një aset kombëtar – si në aspektin politik, ashtu edhe financiar.

Hapja e degëve lokale në çdo qytet në Shqipëri dhe në çdo komunitet shqiptar jashtë vendit.

Angazhim i drejtpërdrejtë me qytetarët, përmes asistencës, konsulencës dhe mbështetjes konkrete – për të ndërtuar besim dhe legjitimitet.

Model i ri komunikimi politik – i bazuar në dëgjim aktiv dhe bashkëpunim, jo në propagandë.

“Shërbimi ndaj qytetarit nuk është thjesht akt solidariteti – është forma më e ndershme dhe më efektive e të bërit politikë.”

Thirrje për Bashkim: Kohezion për Mbijetesë Politike

Spektri i djathtë nuk mund të ecë përpara i copëtuar në dhjetëra parti dhe grupime të veçuara.

Krijimi i një federate politike me një platformë të përbashkët, objektiva të përbashkët dhe lidership të përulur por vizionar ështëkushti minimal për krijimin e një alternative të vërtetë qeverisëse.

Çdo votë e shpërndarë është një mundësi e humbur. Bashkimi nuk është luks – është domosdoshmëri.

Diaspora: Nga Remitanca në Kapital Strategjik

Diaspora shqiptare nuk mund të trajtohet më thjesht si burim remitancash. Ajo përfaqëson një kapital të jashtëzakonshëm njerëzor, profesional dhe rrjetor, i cili duhet organizuar dhe aktivizuar përmes mekanizmave konkrete, duke kapërcyer retorikën dhe duke kaluar në veprim real.

2029: Jo Thjesht Një Vit Zgjedhjesh – Por Një Udhëkryq Historik

Viti 2029 (ose më herët) nuk është një moment kalendarik i zakonshëm. Ai duhet të na gjejë tëstrukturuar, të bashkuar dhe të përgatitur, jo me premtime boshe, por me platformë të qartë dhe kapacitete reale organizative.

Thirrje për Veprim: Koha është Tani

Kjo deklaratë është një apel publik drejtuar çdo drejtues partie të djathtë, çdo deputeti te sapo zgjedhur, çdo aktivisti, çdo qytetari që beson në vlerat e djathta – në Shqipëri dhe jashtë saj:

Koha për të vepruar është tani. Bashkimi nuk është më një zgjedhje – është një kusht për mbijetesë.

Nëse duam një Shqipëri ndryshe, atëherë duhet të transformohemi ne të parët. Me përulësi, përkushtim dhe vizion afatgjatë.

Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Kryemadhi i përgjigjet Berishës për “shtatzënitë për t’i shpëtuar arrestit”: Me barrë nuk ngel, po ngrihet mini-maternitet
“Më kërkoi 2 milionë euro”/ Blendi Gonxhe: Pse e refuzova Jeniffer Lopezin

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Prag finaleje, zbulohet renditja e performancave në Eurovision
Next Article Horoskopi për sot 18 maj 2025, zbuloni parashikimin e yjeve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
Ekonomi
November 5, 2026
Mot me diell dhe mesditë e ngrohtë, zbuloni parashikimin e motit për sot
Moti
November 5, 2026
Horoskopi 5 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 5, 2026
Sekreti gjenetik i njerëzve që flenë vetëm 4-6 orë dhe zgjohen plot energji, çfarë zbuluan shkencëtarët
Shëndeti
November 4, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve

July 18, 2026
Politikë

46 ditë: Protesta para Kryeministrisë për largimin e Ramës nuk ndalet

July 16, 2026
Politikë

Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West

July 9, 2026
Politikë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!

July 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?