Monday, December 23, 2024

Dalin SMS-të, Theodhori Cami i Lespot, ndërmjetës i Ilir Metës te Vodafone për UNIFI e Adrian Shatkut

SPAK ka zbardhur detaje mbi një skemë të dyshuar korrupsioni ku përfshihet Vodafone Albania, çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, dhe disa ndërmjetës, për të siguruar përfitime financiare për ish-krerët politikë.

Sipas dosjes, Vodafone Albania ka lidhur një marrëveshje interkonjeksioni me kompaninë UNIFI, të përfaqësuar nga Adrian Shatku, pas lobimit të bërë nga Theodhori Çami në favor të Metës dhe Kryemadhit.

Hetimet tregojnë se Theodhori Çami, me një lidhje të afërt me Metën dhe Kryemadhin, është angazhuar për të negociuar marrëveshjen me Vodafone-n, duke u siguruar që Meta dhe Kryemadhi të përfitonin dhjetëra mijëra euro në muaj nga shërbimi. Çami, sipas dosjes, ka marrë gjithashtu pagesa nga Shatku për rolin e tij si sekser.

Në dosje përmendet edhe roli i Marin Gjonajt nga kompania Info Telecom, i cili ofronte më herët shërbime të tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare për Vodafone-n dhe ndihmoi UNIFI-n të lidhte rrjetin e saj me Vodafone-n.

Megjithatë, në dëshminë e tij para SPAK-ut, Gjonaj distancohet nga përgjegjësitë, duke ia kaluar rolin e ndërveprimit dhe menaxhimit të kontratave bashkëpronares së tij, Anisa Skëndaj, vajza e biznesmenit të ndjerë Marsel Skëndo.

Gjithashtu, dosja përshkruan se ndërsa Vodafone Albania e pranoi marrëveshjen e UNIFI-t dhe i transferoi kostot tek abonentët, drejtorët e kompanisë nuk janë thirrur në pyetje nga SPAK.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles