Einxhel Shkira duket se është gati të kthehet shumë shpejt në ekran.
Këtë e ka konfirmuar vetë ajo pas lajmeve se do të jetë pjesë e Big Brother Stars.
Në postimin e fundit në rrjetet sociale, një ndjekëse e ka pyetur: “Einxhel, do të të shohim sërish në Big po lexojmë, megjithëse do të doja të të shihja duke shkëlqyer në televizion, po jo sërish pjesë të atij formati. Je më e mira!”
Përgjigjja e Einxhel: “Në televizion e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni”. Një komplimenti tjetër ajo i është përgjigjur: “Dhe pak fare mbaron leja ime e lindjes”.