Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: “Ferma Vip”, 16 konkurentë nisin nesër garën e jashtëzakonshme
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > “Ferma Vip”, 16 konkurentë nisin nesër garën e jashtëzakonshme
Të famshëmTv Shows

“Ferma Vip”, 16 konkurentë nisin nesër garën e jashtëzakonshme

Last updated: March 21, 2024 22:12
5 Min Read
SHARE

Tashmë pritjes po i erdhi fundi! Në fermën e vipave, gjithçka duket se është gati. Të premten e 22 Marsit, me një mbrëmje madhështore spektakli live, në ekranin e Vizion + dhe dy kanale të dedikuara në Tring, për herë të parë në Shqipëri, do të marrë udhë një reality show ndryshe, që do të vendosë standarde të reja.

Një patentë prestigjioze ndërkombëtare, e shpërndarë dhe realizuar me sukses në më shumë 50 shtete të botës, 30 prej të cilëve me edicione të përvitshme, duke nisur nga viti 2001.

Një sipërmarrje e jashtëzakonshme, për të cilën po punohet intensivisht prej kohësh, nën drejtimin e producentes së suksesshme Holta Dulaku dhe që është gati të takojë shikuesin.

Lexo edhe:

“Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi rrëfen në podcastin e Grida Dumës: Një vajzë e re në jetën time
Juliana Nura feston 36-vjetorin me fotosesion të veçantë gjatë shtatzënisë: Zgjodha të thyej tabutë!
Reperi Getoar Selimi feston 44-vjetorin, Marina Vjollca i dedikon urim romantik: Ti je forca jonë!
Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!

Me sa duket, nga ambientet e fermës më të famshme dhe studiot qendrore, me ritëm të vrullshëm, po mbyllen detajet e fundit për të sjellë para shikuesit një produkt unik dhe të përsosur.

E jashtëzakonshme vëmendja mediatike dhe publike ndaj edicionit të parë të “Ferma Vip”.

Emrat e lakuar si konkurrentë potencialë, kanë pushtuar faqet e showbizit, kronikës rozës dhe jo vetëm, duke u shndërruar në kryefjalë të padiskutueshme të jetës publike dhe jo vetëm në Shqipëri e më gjerë, ku të gjithë janë kureshtarë të zbulojnë a thonë diçka më tepër për produksionin e momentit, produksionin që po pritet me padurim. Gjithkund flitet për “Ferma Vip”.

Sa më i madh interesi publik, aq më hermetik produksioni që, me sa duket, ka vendosur t’i lërë shumëçka në dorë natës së madhe të premierës së 22 marsit, duke dashur ta mbajë mbërthyer audiencën.

Me Fjoralba Ponarin dhe Bes Kallakun, tashmë të konfirmuar si moderatorë të spektaklit, ne mund t’ju themi se nuk keni parë gjë akoma.

Në një fermë të mirëfilltë me një sipërfaqe prej 8 hektarësh, të vendosur diku në periferi të Tiranës, mes të natyrës dhe tokës, një grup prej 16 konkurrentësh, ndër personazhet më të famshëm të artit, medias apo rrjeteve sociale në Shqipëri dhe Kosovë, do të mbathin çizmet dhe do të përveshin mëngët dhe do të sfidojnë veten në një tjetër aspekt.

Ata do të jenë fermerët më të rinj në vend, do të merren me rritjen e mbarështimin e kafshëve, do të punojnë tokën, do të bëhen bujq e blegtorë në kuptimin e parë të fjalës, për të siguruar ecurinë e tyre në program.

Një aspekt ky që do ta bëjë këtë reality absolutisht më interesantin për t’u ndjekur, pasi në fermën e VIP-ave, asgjë nuk dhurohet, gjithçka duhet fituar me mund, shpeshherë edhe ushqimi dhe të mirat bazike të jetesës.

E ku ka më bukur se të shohim ata që i konsiderojmë si idhuj, në një reality show që sfidon njeriun dhe personazhin, që sfidon rezistencën fizike, durimin, aftësinë për të mbijetuar, për t’u përshtatur, për të jetuar e bashkëvepruar në komunitet.

“Ferma Vip”, është një eksperiment shumëdimensional që i “zbath” konkurrentët para shikuesit, që i zhvesh ata nga petku i jetës së përsosur dhe shkëlqimi i botës mondane.

Spektakli i madh do të zhvillohet në dy net Prime, përkatësisht të hënën dhe të premten, drejtpërdrejt në ekranin e Vizion+, ndërkohë që pjesëmarrësit dhe jetesa e tyre në fermën më të famshme në Shqipëri do të përcillen live 24/7 në dy kanale të dedikuara në platformën Tring, në cilësi absolute, në të gjitha paketat, tokësore, satelitore dhe OTT.

Trend i audiencës dhe Reality Show #1 në disa shtete të botës, “The Farm” njihet si një format i suksesshëm, i cili lidh pas ekranit dhjetëra milionë shikues në timeslote-t e ndryshme të transmetimit, si në Britaninë e Madhe, Greqi, Spanjë, Brazil, apo shndërrohet në fenomen të rrjeteve sociale ku hashtagu i tij numëron mbi 3.5 miliardë reagime mes Facebook, Twitter, Instagram and YouTube. Trend i ndjeshëm ky edhe në Shqipëri, ku teaser-ët e parë të publikuar janë shndërruar menjëherë në kryefjalë.

Ndaj, nga 22 Marsi, të gjithë me Ferma Vip, në Vizion + dhe Tring, pasi po vjen një reality show që do ta nxjerrë këtë zhanër televiziv në Shqipëri nga kornizat klishe.

Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit numër dy
Duart pranë njëri-tjetrit, a është ky partneri i ri i Ilnisa Agollit?
Rrëfehet Eleni Foureira/ Ja pse e fsheha origjinën shqiptare në fillim të karrierës si këngëtare në Greqi
Mimoza Ahmeti zbulon planet muzikore pas suksesit në Ferma VIP
Nje muaj nga nisja e protestave në Tiranë, personazhet e njohur udhëtojnë drejt Nartës
TAGGED:ferma vip

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Nuk e ka më atë dritën që ka pasur në javët e para”/ Çfarë po ndodh me shëndetin e Romeos në shtëpi?
Next Article “Ngjarje me prapavijë të madhe, nuk ka lidhje me Martinajn!”/ Artan Hoxha zbulon detajet e bujshme

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Disa nga ishujt më të bukur në botë që duhet t’i vizitoni
Vip Travel
July 5, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Parashikimi i motit, 5 korrik 2026
Moti
July 5, 2026
Horoskopi 5 korrik 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
July 5, 2026
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!
Politikë
July 4, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Zgjedhja e Juliana Nurës për t’u bërë nënë pa partner, vjen reagimi i ashpër i Xheneta Fetahut

June 29, 2026
Të famshëm

Juliana Nura flet për shtatzëninë: Zgjodha të bëhem nënë pa partner

June 29, 2026
Të famshëm

E dhimbshme/ Këngëtari Butrint Imeri, humb personin e ngushtë të familjes, ja mesazhi prekës

June 29, 2026
Të famshëm

Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, konfirmon shtatzëninë me futbollistin e njohur(FOTO)

June 29, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?