Ditën e Mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë me kthjellime dhe me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.
Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 6 deri 20°C
në zonat e ulëta 8 deri 28°C
në zonat bregdetare 9 deri 27°C