Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Çfarë i ndodh trupit nëse hiqni dorë nga konsumimi i kafes, ja efektet pozitive dhe negative
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Çfarë i ndodh trupit nëse hiqni dorë nga konsumimi i kafes, ja efektet pozitive dhe negative
Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit nëse hiqni dorë nga konsumimi i kafes, ja efektet pozitive dhe negative

Last updated: January 29, 2024 09:35
5 Min Read
SHARE
Banner

Shqiptarët janë të çmendur pas kafesë. Konsumimi i kafes në vend është 2.3 kilogramë për frymë në vit.

Kur vjen puna tek kafja, në botë ashtu si edhe në Shqipëri identifikohen lehtë tre kategori njerëzish: ata që nuk e imagjinojnë jetën pa kafe, ata që nuk e pinë kurrë kafenë dhe ata që duan të heqin dorë prej saj, por nuk e marrin guximin.

Po ti ku e gjen veten? Cilitdo grup t’i përkasësh, do të mësoni më shumë për mënyrat se si të heqësh dorë shëndetshëm nga kafeja dhe lëngjet e gazuara me kafeinë, por edhe mbi atë se çfarë i ndodh trupit kur redukton kafeinën.

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

Shqiptarët konsumojnë 37 milionë filxhanë kafe ekspres në vit dhe 30 millionë kafe Turke. Kafenetë janë plot gjithë kohën.

Pasi të barazpeshoni negativet dhe pozitivet dhe të vendosni të lini kafenë, merr së pari informacionet e vlefshme në mënyrë që ta kalosh këtë periudhë sa më lehtë të jetë e mundshme.

Do të keni dhimbje koke

Kur lë kafenë, koka të rëndohet shumë dhe ajo që dëshiron të bësh është të rrish në krevat me një pako paracetamoli afër, për çdo rast.

Kafeja është një stimulues të cilën, pasi e ke konsumuar rregullisht të ka krijuar varësi.

Largimi ndaj saj vjen me disa pasoja dhe dhimbja e kokës është një prej tyre.

Arsyeja e saktë përse shtohen dhimbjet e kokës pas lënies së kafesë nuk është analizuar krejtësisht, por disa ekspertë të mjekësisë shpjegojnë që kafeina relakson enët e gjakut.

Kur nuk pi më kafe, enët e gjakut ngushtohen dhe shkaktojnë dhimbje. Lajmi i mirë është që pas shtatë deri në dhjetë ditë, dhimbja zvogëlohet.

Mungesa e kafesë shkakton luhatje humori

Luhatjet e humorit, lodhja dhe acarimi janë të paevitueshme kur i thua kafesë ose pijeve me kafeinë, lamtumirë.

Që njerëzit të mos mendojnë se ke lajthitur, më mirë paralajmëroji që mungesa e këtyre lëngjëve të dëmshme shkakton këtë paqëndrueshmëri që fatmirësisht nuk zgjat shumë.

Më shumë energji

Është e pamundur të mohohet. Gjatë ditëve të para të heqjes dorë nga kafeina, me siguri do të ndihesh pa energji.

Por shumë shpejt energjia do të rikthehet fuqishëm. Njerëzit që konsumojnë kafe dhe lëngje stimuluese të gazuara veçanërisht në mbrëmje dhe në darkë nuk bëjnë një gjumë të qetë. Ata zgjohen të lodhur dhe kërkojnë më shumë kafeinë.

Kur ta heqësh këtë zakon, do të flesh më mirë dhe do të kesh më shumë energji pë të përballuar ditën.

Thuaji stresit lamtumirë

Kur konsumon produkte me kafeinë, adrenalina shtohet ndjeshëm dhe në mënyrë të panevojshme, së bashku me stresin.

Kur të heqësh dorë prej këtyre produkteve, do të ndihesh më pak në ankth dhe në stres.

Për më tepër, kafeja dhe pijet e tjera me kafeinë kanë ndikim në buxhetin tënd përsonal, ndaj si rrjedhojë do të ndihesh më pak i stresuar edhe për shpenzimet.

Kujdes luhatjet e peshës

Nëse pijet me kafeinë janë të mbushura me kalori, sheqer ose ëmbëlsues natyralë, pasi të hiqni dorë prej tyre do të ndihmoni organizmin të bjerë në peshë.

Por nga ana tjetër, nëse dëshironi të hiqni dorë nga zakoni i të pirit çaj të freskët jeshil ose kafe të zezë, kjo do t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Arsyeja: kafeja zvogëlon përkohësisht oreksin dhe shton ritmet e metabolizmit.

Në mënyrë që të pakësoni dëmet, pini më shumë ujë dhe konsumoni shumë fruta dhe perime.

Kujdes me antioksidantët

Heqja dorë nga pijet me kafeinë, bën që të përfitosh më pak antioksidantë.

Besoje ose jo, kafeja është burimi primar i antioksidantëve në vaktet ditore.

Antioksidantët janë luftëtarë të zotët kundër radikaleve të lira. Ato zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të tumoreve të gjirit dhe mushkërisë.

Çaji është gjithashtu një pije e mbushur me antioksidantë që ndihmojnë qelizat e shëndetshme kundër dëmëve kancerogjene.

Kujdes me kujtesën

Studimet kanë treguar që kafeina ka një ndikim pozitiv në kujtesën afatgjatë dhe atë afatshkurtër.

Ndaj, kur të heqësh dorë prej saj do të kesh problem të kujtosh ku ke vendosur çelësat, syzet apo edhe emrat./AgroWeb.org

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Luiz Ejlli takon fituesin e ‘Big Brother Kanada’. Kevin Jacobs: Ja pse e mbështeta
Next Article A do të ketë reshje bore këtë javë? Lajda Porja tregon surprizat e motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur
Aktualitet
September 28, 2026
Si do të ndryshojë gjendja financiare dhe dashuria për secilën shenjë të zodiakut nga tani deri më 4 tetor
Horoskopi
September 28, 2026
Mot me diell, rriten temperaturat e mesditës
Moti
September 28, 2026
Horoskopi 28 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
September 28, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?