Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: U përball me probleme të shëndetit mendor, aktori i humorit tregon si Turjan Hysko e dërgoi tek 5-sa
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > U përball me probleme të shëndetit mendor, aktori i humorit tregon si Turjan Hysko e dërgoi tek 5-sa
Të famshëm

U përball me probleme të shëndetit mendor, aktori i humorit tregon si Turjan Hysko e dërgoi tek 5-sa

Last updated: January 27, 2024 13:31
5 Min Read
SHARE

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka folur sërish për përballjen me probleme të shëndetit mendor, ku ka treguar se vuante nga sulmet e atakut të panikut.

Albano Bogdo është shprehur producenti i emisionit atëherë “Apartamenti 2XL”, Turjan Hysko e kishte dërguar tek psikologia për të marrë ndihmë dhe më pas tek spitali i 5-sës.

Ai ka rrëfyer se fillimisht refuzoi të hynte në spital pasi kishin frikë se do ta mbyllnin brenda dhe se herën e parë mjeku e vizitoi në makinën e Turjan Hyskos. Aktori u shpreh se herën e dytë që shkoi u fut brenda ambienteve të spitalit, teksa shtoi se “m’u mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam, kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë”.

Lexo edhe:

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Çfarë ka ndodhur me dy moderatorët e njohur? Flet Erjona Rusti
Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje)

“Unë kisha vite që vuaja nga ankthi derisa u përshkallëzua në atak paniku, vetëm skizofrenia ja kalon atakut të panikut. Më çoi Turi tek 5-sa, më çoi tek një psikologe, ajo e kuptoi që nuk kisha lidhje fare dhe e kuptoi që duheshin medikamente. I tha Turit që duhet ta çosh tek një psikiatër.

Të nesërmen Turi më thotë që do të shkojmë tek 5-sa. I thashë tek kush 5-së do të shkojë unë? Herën e parë doktori më ka vizituar tek makina e Turit. I thosha të shkoj aty brenda të më mbyllin, e di që s’do më lini të dal. Thashë po më mbyllin brenda me stil. Kisha dëgjuar që të lidhnin. Herën e dytë që kam hypur, ishte një spital si të gjithë të tjerët dhe pavioni ku ishin pacientët ishte normal fare, jo si ata që kemi parë nëpër filma. Ma sugjeroi mjeku, futemi në pavion më tha. Mendova nuk ishte e para me të futur, është e dyta tani.

Se dera e pavionit ishte me çelës, doktori më tha janë 20 mjekë brenda. Thjesht tha mbyllim derën se mos del njeri jashtë dhe dëmton veten. U futa në pavion, qëndrova 1 orë dhe mu mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam. Kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë”, tha Albano Bogdo.

Në një rrëfim disa muaj më parë, aktori ka treguar se në disa shfaqje të “Apartamenti 2XL”, nuk ka marrë pjesë si pasojë e panikut që e kapte para se të hynte në skenë.

“Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi. Më rriteshin të rrahurat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdisja. Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide. Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thonin.

Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150 më thonin s’janë normale. Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja tek doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor në një psikolog. Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq. Më dha ca kështu bimore…

Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku. Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq. Punoja tek Apartamenti 2XL atëherë, 3-4 herë kam ikur nga shfaqja sa do fillonte shfaqja. Sa më anonçohej emri, unë isha Albano Bogdo, unë nuk dilja në skenë, dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital. Aq shumë keq bëhesha. Shkoja në spital, i kisha të rrahurat e zemrës 160-170. Tensionin shumë të lartë. Vazhdonin prapë më vizitonin për zemrën… Nga zemra s’kam asgjë”, tha Bogdo.

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Zbulohen katër finalistët e “BBVK”, ja kush janë kandidatët për çmimin e madh (Emrat)
Next Article Sara në një lidhje dashurie të lënë pezull? Bardhi i bën pyetjen ngacmuese, përgjigja e konkurentes habit banorët

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“France 24”: Përmeti, qyteti shqiptar ku çdo gjë përgatitet nga trëndafilat
Vip Travel
June 7, 2025
Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi/ Blindohet kryeqyteti, akset që do kenë kufizime të lëvizjes
Sport
June 7, 2025
Mrekulli në Shqipëri! Fëmilja gjen të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë, ja cfarë e shpetoi (video)
Aktualitet
June 7, 2025
Këmbimi valutor/ Ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
June 6, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

June 2, 2025
Të famshëm

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

June 2, 2025
Të famshëm

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

June 1, 2025
Të famshëm

Alfio Rrotani zbulon lidhjen e dashurisë në mënyrën më romantike: Ajo ende nuk e di që jam pronari i restorantit

June 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?