Monday, December 23, 2024

Zbulohet emrat e rinj të “Big Brother”, kush është çifti që pritet të ballafaqohet në ekran pas ndarjes konfliktuale

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother Vip Albania”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit përmes një postimi në “Instagram”, duke treguar se “BBV” do të startojë në vitin 2024 dhe jo në dhjetor.

Megjithatë, përmes këtij postimi nuk i dhanë më shumë informacione për datën apo muajin që do fillojë ky “reality show”, duke e bërë më kuriozë publikun, të cilit nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të presë edhe disa ditë që të zbulohen detajet e reja. Ndërkaq, në rrjet kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që do të jenë pjesë e kësaj gare.

“Panorama” solli javën e shkuar, edhe emrat e parë që janë konfirmuar tashmë si banorë të kësaj shtëpie. Emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë po ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë reality shoë. Aktualisht Albi është pjesë e “Dancing with the Stars Fan Club”, ku komenton kërcimet e konkurrentëve çdo të dielë, krah Kiara Titos.

Një tjetër emër surprizë është ajo e balerinës dhe blogeres, Adel Lami. Prej disa vitesh, Adel ka vendosur të jetojë në SHBA, duke u distancuar disi nga zhurma mediatike e vendit tonë. Duket se Adel këtë herë ka vendosur të rikthehet për publikun, këtë herë si konkurrente e “Big Brother”.

Ndërkaq, një tjetër balerinë që përflitet si konkurrent është edhe ai i Gracianos. Aktualisht, Graciano kërcen me Fifin te “Dancing with the Stars”. Sakaq, emrat e tjerë që janë konfirmuar tashmë janë ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylykut.

Por, tek Olsi Bylyku bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako. Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime. Ndërkohë, prej muajsh në rrjet, përfliten detaje nga kjo ndarje, duke aluduar për histori tradhëtish, sherre familjare dhe shumë detaje të tjera. Duket se dy ishpartnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës, vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje, por pse jo edhe për të pritur një ribashkim mes tyre.

Emra të tjerë që e kanë marrë ftesën për t’u bërë pjesë e spektaklit janë edhe Atalanta Kërçyku dhe Luixhino. Çifti aktualisht janë në garë tek “Dancing with the stars”, ndaj edhe ftesën për t’u bërë pjesë e programit e kanë marrë së bashku. Me gjasa, ky do të jetë edicioni i femrave seksi, pasi ftesë ka marrë përsëri edhe Roza Lati, Lei Kraja, si dhe Adelina Tahiri. Këngëtarja maqedonase duket se e ka pranuar këtë ftesë, ku do të bëhet pjesë e garës, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. Sakaq, prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se këtë sezon të ri të “Big Brother Vip” nuk do ta prezantojë Arbana Osmani.

Mirëpo në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë ajo përmes një postimi në “Instagram”. Ajo duket se iu mbylli gojën të gjitha zërave që sugjeronin se Arbana mund të ishte shkëputur nga produksioni i “BBV3”. Modeartorja thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 viteve.

“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, te ‘Piramida’”, e mbyll Arbana, duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga “Top Channel”. Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.

Më pas zërat nisën të flisnin se moderimi i “BBVA” mbetej i paqartë, për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar. Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm. Një emër që mendohet se mund t’i besohet “BBVA-3” është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “Top Channel”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”. Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”. Më herët, Arbana Osmani ishte në qendër të lajmeve rozë edhe për shkak të një krisje të mundshme që u tha se mund të kishte ndodhur me çiftin më të ri të shoëbizz që lindi pikërisht nga “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Madje, aq e papritur dukej kjo lëvizje e Luizit, sa që edhe vetë çifti nuk e ka kuptuar, deri kur doli lajmi. Kjo për faktin se si Arbana ashtu edhe Edi, vijonin ta ndiqnin, ndonëse ky i fundit i kishte larguar.

Ndërkohë, në komentet e tij në rrjetet sociale, Luizi u shpreh se do ti vinte rradha edhe Efit. Por, kjo e fundit ka vepruar e para. Veç dinamikave që vetë Luizi ka pasur me disa nga ish-banorët, shumë pikëpyetje ngriti pikërisht largimi i Arbanës dhe i Eduartit. Në rrjet komentuesit kanë shkruar se çifti nuk ka qenë asnjëherë pro idesë që këngëtari të vinte si opinionist në edicionin e ardhshëm të “Big Brother”. Ndonëse është ende herët të flitet për pozicionet e reja, ndjekësit kanë pretenduar se është kjo arsyeja.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles