Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Shqiptarët me pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon, rekordin e mbajnë gratë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Shqiptarët me pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon, rekordin e mbajnë gratë
Ekonomi

Shqiptarët me pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon, rekordin e mbajnë gratë

Last updated: September 21, 2023 07:14
4 Min Read
SHARE
Banner

Një i punësuar me pagë ë Shqipëri mesatarisht punoi 43.7 orë në javë në vitin 2022, nga 43.3 orë vitin e mëparshëm, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT. Të dhënat e tjera të Euostat, që matin orët e punës për shtetet e Europës dhe disa vende të tjera të rajonit bëjnë të ditur se punonjësit shqiptarë kanë orët e punës më të gjata në Europë, së bashku me vende të tjera të rajonit.

Sipas Eurostat, një europian punoi mesatarisht 37.5 orë në javë në vitin 2022, ose 6.2 orë më pak (pothuajse një ditë pune), sesa një shqiptar. Pas shqiptarëve, më gjatë punojnë serbët me 43.3 orë. Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2020, ku mesatarja ishte 40.9 orë.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, java e zakonshme e punës për personat e moshës 20-64 vjeç në BE ishte mesatarisht 37.5 orë. Eurostat thekson se janë të dukshme dallime të rëndësishme midis vendeve të BE-së. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (41.0 orë), Poloni (40.4), Rumani dhe Bullgari (40.2 të dyja). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (33.2 orë), e ndjekur nga Gjermania (35.3) dhe Danimarka (35.4).

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Femrat në Shqipëri punojnë 7.8 orë më shumë se në Bashkimin Europian
Në Shqipëri, sipas INSTAT, meshkujt punojnë mesatarisht 44.8 orë pune në javë dhe femrat 42.5 orë.

Diferenca më e lartë mes orëve të punës mes të punësuarve në Shqipëri dhe atyre në Bashkimin Europian është tek femrat. Gratë në Europë duket se janë më të privilegjuara se ato në Shqipëri, teksa punojnë më pak orë dhe si rrjedhojë kanë më shumë kohë të lirë që të merren me familjet e fëmijët.

Femrat në Bashkimin Europian punojnë mesatarisht 34.7 orë në javë, sipas Eurostat. Sipas INSTAT, në Shqipëri gratë punojnë 42.5 orë në javë, ose 7.8 orë më shumë sesa në Bashkimin Europian. Në Gjermani, gratë punojnë vetëm 31.2 orë në javë, ndërsa në Holandë, që ka nivelin më të ulët në Europë, java e punës zgjat vetëm 28.5 orë.

Sipas Eurostat, meshkujt punojnë mesatarisht 39.9 orë për mesataren e Bashkimit Europian, ku më e ulëta është në Holandë (37.4) dhe më e larta në Islandë (42.2). Diferenca në orët e punës mes meshkujve në Shqipëri dhe mesataren e BE-së është 4.9 orë, shumë më e ulët se ajo e femrave.

Më shumë punë, por më pak para

Të dhëna të tjera tregojnë se ndonëse kanë orët më të zgjatura të punës, punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta në Europë. Shqipëria kishte pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto), sipas të dhënave nga institutet statistikore përkatëse.

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë. Në Maqedoninë e Veriut paga mesatare ishte 832 euro në fund të 2022, në Mal të Zi 900 euro, në Bosnjë 934 euro.

Ndërsa në shtetet e tjera të Europës paga mesatare janë mbi një mijë euro në muaj.

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit/ Temperaturat mbeten të larta, priten rrebeshe shiu në disa zona
Next Article “Kisha harruar që jam seksi”, zbulohet konkurrentja e re e Dancing With the Stars

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Politikë
September 9, 2026
Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht! Është serioze
Aktualitet
September 9, 2026
Përplasja me Eduard Kuçin, Gjykata jep vendimin për Jozin!
Aktualitet
September 9, 2026
Ku përfundojnë valixhet që humben nëpër aeroporte?
Vip Travel
September 9, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 18, 2026
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera

August 13, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 13, 2026
Ekonomi

Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik

August 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?