Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Pesë lëngjet natyrale që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Pesë lëngjet natyrale që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes
Shëndeti

Pesë lëngjet natyrale që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes

Last updated: June 9, 2023 11:08
4 Min Read
SHARE
Banner

Lëngjet mund të jenë një mënyrë e shijshme dhe freskuese për të marrë disa lëndë ushqyese që i nevojiten trupit tuaj, të cilat mund të mos i merrni çdo ditë përmes ushqimit.

Dhe jo vetëm që kanë një shije të mrekullueshme, por është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për t’i marrë këto lëndë ushqyese edhe gjatë ditëve të ngarkuara.

Në fakt ekzistojnë disa lloje lëngjesh që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Lexo edhe:

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit

Kur flasim për këtë, duhet të theksojnë se këto lëngje duhet të jenë 100% natyrale dhe të mos përmbajnë sheqer ose konservues të shtuar. E theksojmë këtë, sepse pijet e ëmbla me sheqer, si ato pije të blera në dyqane që nuk janë të freskëta, shpesh lidhen me një rrezik më të madh të obezitetit, sëmundjeve të zemrës, diabeti i tipit 2, sëmundjeve të mëlçisë dhe të veshkave.

Lëngjet që janë tërësisht natyrale, 100% me fruta ose perime, ofrojnë përbërjen e tyre unike të përfitimeve shëndetësore.

Lëngu i shegës

Shegët janë të mbushura me antioksidantë, si polifenolet, që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, luftimin e kancerit dhe uljen e niveleve të larta të presionit të gjakut.

Përveç këtyre përfitimeve, shega është e njohur gjithashtu se ka një efekt unik në ripërtëritjen e qelizave të trupit tuaj.

Lëngu i karrotës

Karotat përmbajnë shumë antioksidantë që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj me kalimin e moshës. Ato janë të pasura me luteinë, e cila ndihmon në përmirësimin e shëndetit të syve dhe trurit.

Ky produkt është gjithashtu i pasur me një antioksidant tjetër të quajtur beta karoten, i cili është një antioksidant që trupi juaj mund ta përdorë për ta kthyer në vitaminë A. Por, përfitimet e mundshme shëndetësore të beta karotenit nuk ndalen me kaq, pasi një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se mund të ketë aftësinë të ndihmojë edhe në uljen e rrezikut të kancerit të prostatës tek meshkujt e rinj.

Lëngu i panxharit

Kjo është një pije e fuqishme që ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes. Sipas një studimi, ata që pinin lëng panxhari kishin nivele më të theksuara të një lloji specifik bakteri që ndihmon shëndetin vaskular.

Përqendrimi i lartë i nitrateve që gjenden në panxhar, janë të dobishme në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, ndërkohë që përmirësojnë funksionet e trurit, edhe me kalimin e moshës.

Këto efekte vlejnë si për panxharin e gatuar, ashtu edhe për lëngun e panxharit të papërpunuar. Megjithatë, studimet tregojnë se lëngu i panxharit u zbulua se kishte një ndikim më të madh.

Lëngu i qitros

Likopeni, i cili gjendet tek qitro por gjithashtu edhe tek domatet dhe shalqiri, dihet se ka vlera të shumta shëndetësore, e madje se mund të përmirësojë edhe pamjen e lëkurës tuaj. Disa studime kanë treguar se likopeni ka efekte “përtëritës” në lëkurë, ai mund të ulë kolesterolin e keq dhe të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë, dy faktorë të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit të zemrës.

Lëngu i barit të grurit

Bari i grurit përmban vitaminë C, vitaminë E dhe flavonoide, substanca natyrale që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.

Bari i grurit është gjithashtu jashtëzakonisht i lartë në klorofil, përbërësi që i jep bimëve ngjyrën jeshile. Është zbuluar se klorofili ka veti antioksiduese, si dhe ka aftësi të mbrojë trupin tuaj nga efektet anësore negative të kimioterapisë. Kjo është për shkak të aftësisë së tij për të reduktuar substancat që mund të shkaktojnë kancer.

Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
Përtej diagnozës së mjekut …
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës
Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i horoskopit për sot/ Çështjet e pazgjidhura duhet të adresohen, në punë duhet të…
Next Article “Dukem si djalë, më thërrasin vëllai”/ Vajza motoriste: Prindërve ua mbajta të fshehtë për…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Afrona në pritje të ëmbël, jep lajmin e bukur në ditëlindje
Profili i Vipave
August 9, 2026
Pas ndarjes nga Sarah Berisha, Dj Pm në një lidhje të re dashurie?
Të famshëm
August 9, 2026
Dy shenja me fat këtë fundjavë, mundësi të reja në dashuri dhe financa
Horoskopi
August 9, 2026
Zjarri “rrethoi” Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive
Aktualitet
August 9, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Studimi: Jetëgjatësia e grave varet edhe nga numri i fëmijëve që lindin

March 11, 2026
Shëndeti

Nga vezët te peshku, zbuloni cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e syve tuaj

February 9, 2026
Shëndeti

Ja gabimet më të mëdha që bëjmë gjatë sezonit të gripit

December 22, 2025
Shëndeti

Studimi: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes

December 13, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?