Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: EUROPOL në aksion! Arrestohen bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkan (EMRAT)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > EUROPOL në aksion! Arrestohen bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkan (EMRAT)
Botë

EUROPOL në aksion! Arrestohen bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkan (EMRAT)

Last updated: May 12, 2023 20:15
6 Min Read
SHARE
Demo

Një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika ka rezultuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit, njoftoi të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL.

Njoftimi thotë se më 11 maj, u “kryen bastisje të koordinuara në Serbi dhe Holandë”. Qëllimi i tyre ishte të kapej udhëheqësi i kartelit si dhe të shkatërrohej infrastruktura e shpërndarjes. Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale ishin arrestuar në Belgjikë në vitin 2021”.

Javën e kaluar, revista e së dielës e gazetës Nju Jork Tajms publikoi një artikull të gjatë ku përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 pasi EUROPOL-i arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut.

Lexo edhe:

Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë
Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj
E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës
Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator

 

Autori i artikullit në Nju Jork Tajms, Robert F. Worth i tha Zërit të Amerikës se agjentët evropianë “ende po i hetojnë mesazhet që kanë deshifruar. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende”.

Agjencia e BE-së për zbatimin e ligjit EUROPOL njoftoi të premtën se në operacionin e fundit, janë arrestuar gjithsej 23 persona, mes të cilëve 3 drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuar si objektivë me vlera të larta.

EUROPOL-i tha se rezultati i bastisjeve ishte: 13 arrestime u kryen në Serbi duke përfshirë 3 objektiva me vlerë të lartë, u kryen 35 kontrolle në shtëpi

Njoftimi i EUROPOL-it gjithashtu tregon se gjatë bastisjeve janë konfiskuar “15 makina luksoze dhe bizhuteri me vlerë të lartë si dhe orë dore me vlerë prej rreth 2 milionë eurosh dhe gati 3 milionë euro para të gatshme.

EUROPOL-i thotë se janë konfiskuar “armë dhe eksplozivë, përfshirë 2 pushkë snajper, 3 pushkë automatike dhe armë” të tjera si dhe material shpërthyes.

Grupi i shkatërruar sipas njoftimit besohet të jetë pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që u nisën drejt Evropës nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori, ose duke kaluar tranzit përmes Afrikës Perëndimore.

“Kjo bandë njihej në botën e krimit për dhunën dhe përfshirjen në grabitje të nivelit të lartë. Një nga objektivat e arrestuar në Serbi ishte një ish-udhëheqës i grupit famëkeq kriminal Pink Panther”.

Njoftimi i EUROPOL-it tregon se pas deshifrimit të platformës “Sky – ECC” “të paktën shtatë ton kokainë të kapur në portet evropiane në vitin 2020 e kishin origjinën tek ky kartel”.

“Kriminelët, të arrestuar në Beograd si pjesë e këtij operacioni, ishin trafikantët më të mëdhenj të kokainës në Ballkanin Perëndimor, të identifikuar si pjesë e analizës së vazhdueshme të të dhënave të Sky ECC”.

Agjencia për zbatimin e ligjit të BE-së njofton se Europol-i krijoi Task Forcën Operacionale “Karteli Ballkanik” duke bashkuar vendet në të gjithë botën për të vënë në shënjestër në mënyrë efektive këtë kërcënim që buron nga ky rajon.

“Me mbi 50 që kanë përfaqësi të përhershme në Europol – përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, Europol-i është organizata përmes së cilës mund të zhvillohet një bashkëpunim i tillë. Duke shkëmbyer vazhdimisht informacione të mbledhura nga inteligjenca dhe me një koordinim të duhur ne mund të shkatërrojmë rrjetet kriminale, të çmontojmë operacionet e tyre dhe t’i bëjmë komunitetet tona më të sigurta”, citohet në njoftim Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Europol-it, Jean-Philippe Lecouffe.

“Dy anëtarë të personelit të Europolit u vendosën në Beograd për të mbështetur autoritetet serbe me masat e tyre hetimore gjatë këtij aksioni.”

EUROPOL-i si agjenci e Bashkimit Evropian ka 27 vende anëtare ndërsa marrëveshjet e bashkëpunimit i ka të ndara në tri pjesë: Marrëveshjet Strategjike, Marrëveshjet Operacionale ku përfshihen marrëveshjet e nënshkruara edhe me Serbinë dhe Shqipërinë si dhe Marrëveshjet e Punës. Kosova ka nënshkruar marrëveshje pune me EUROPOL-in në korrikun e vitit 2020.

Artikulli i botuar më 7 maj nga revista e Nju Jork Tajmsit tregonte se si udhëheqësi i grupit kriminal të kapur në Serbi në vitin 2021, Veljko Belivuk kishte deklaruar se i ka shërbyer presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për të fuqizuar pushtetin e tij, ndërsa autoritetet serbe ishin detyruar ta kapnin atë pasi të dhënat e zbuluara nga EUROPOL-i nuk iu kishin lënë autoriteteve serbe rrugëdalje.

Presidenti serb i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë së fundmi se “teksti i pakuptimtë në Nju Jork Tajms është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi)”./VOA

E frikshme! Udhëtonte për në Davos, “Air Force One” i Donald Trump pëson defekt gjatë fluturimit, lëvizje urgjente
DASH merr vendimin e RËNDË për Shqipërinë dhe Kosoven
Kërcet arma në Kosovë! Sherr me plumba, plagosen serbët dhe një shqiptar
Gjendet e vdekur në një hotel vajza e aktorit të njohur, dyshimet e para
Franca ndjek shembullin e Australisë, planifikon ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Publikohet bashkëpunimi i Luizit dhe Donaldit, ja si titullohet kënga më e re e tyre në Youtube
Next Article E RËNDË/ Degradon sherri në familje, gruaja godet me thikë bashkëshortin në Paskuqan

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shporta e inflacionit/ Ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat
Ekonomi
February 13, 2026
Sot e premtja e 13-të, por jo për këto tre shenja të horoskopit
Horoskopi
February 13, 2026
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Kulturë
February 13, 2026
Eleni Foureira flet për ndryshimin pas viteve të para të mbërritjes në Greqi: Në Shqipëri edhe bukën e gatuante mami vetë
Të famshëm
February 13, 2026

Lexo edhe:

Botë

SEKRETI rreth Michael Schumacherit, ja kush e di të vërtetën e gjendjes së legjendës gjermane…

December 27, 2025
Botë

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-banorja e Big Brother (Emri)

December 27, 2025
Botë

Tragjedi ajrore/ Një avion rrëzohet në det nga mjegulla e dendur, mes viktimave edhe një fëmijë 2-vjeçar

December 23, 2025
Botë

Po udhëtonte me motoçikletë me vëllain, ekzekutohet gazetari i njohur

December 8, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?