Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: “Takime me njerëz të shpallur non grata në Shqipëri”, Artan Hoxha kundër arrestimit të Fredi Belerit në këtë situatë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > “Takime me njerëz të shpallur non grata në Shqipëri”, Artan Hoxha kundër arrestimit të Fredi Belerit në këtë situatë
Politikë

“Takime me njerëz të shpallur non grata në Shqipëri”, Artan Hoxha kundër arrestimit të Fredi Belerit në këtë situatë

Last updated: May 12, 2023 19:14
5 Min Read
SHARE

Gazetari Artan Hoxha e quan të gabuar arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin për blerje votash vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale.

Në lidhje direkte për “Top Talk”, Hoxha tha se faji është i të gjithëve faktorëve politik, që te Meta e Berisha që e kandiduan si dhe kryeministri Rama që nuk arriti të pengonte një njeri të akuzuar për masakrën e Peshkëpisë. Hoxha tha se me të drejtë Shqipëria do të akuzohet se ka prishur frymën e zgjedhjeve dhe kryeministri grek do të kërkojë lirimin e tij.

“Çështja e Himarës dhe Fredi Belerit ka të bëjë më tepër me sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Më vjen keq që ne i dhamë mundësinë Fredi Belerit të kandidonte në Himarë. Ai njeriu nuk duhet të kandidonte në asnjë mënyrë. Është akuzuar direkt për pjesëmarrje në masakrën e 10 prillit të 1994 në Peshkëpi. Kemi dy dëshmorë të atdheut nga ajo ngjarje, 130 ushtarë shqiptarë janë mbajtur peng për 8 orë, armatimi i Shqipërisë është grabitur dhe është gjetur në banesën e një mjeku grek nga Himara me mbiemri Kokoveshi, nuk është rastësi. Ka 29 vite dhe nuk është vënë drejtësi për atë ngjarje. Është dhunimi më i rëndë që i është bërë territorit të Shqipërisë. Ne jo nuk kemi vënë drejtësi. Belerin e ka arrestuar policia greke gjatë tentativës së sulmit të dytë që do bëhej në repartin ushtarak. Ajo komandoja quhej Pirro e Parë e frontit për çlirimin e vioro-epirit, pjesëtar e asaj komande ishin punonjës së policisë greke dhe shqiptarë që flisnin greqisht.

Lexo edhe:

A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha
Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
Rama do takohet me banorët e Zvërnecit
Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin

Nuk duhet ta ngatërrojmë betejën e brendshme politike. Unë do ta mbështesja opozitën në çdo njësi përveç Himarës. Pasojat që ai sjell për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme, e kam paralajmëruar para dy muajsh. Beleri do të na krijojë këtë situatë. Kur kryeministri grek erdhi në Shqipëri dhe foli në krah të Fredi Belerit. Dëgjova Ramën që merrej me Belerin, ore ke të gjitha rrugët ta pengosh këtë njeri, edhe nëse opozita i ka shpëtuar filtrave të opozitës. Është e turpshme për mua që dy ish-presidentë dhe ish-kryeministria të Shqipërisë kanë mbështetur Belerin, ka të bëjë me interesa kombëtare.

Problemi i fundit që kam, si është e mundur që Fredi Beleri është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve dhe disa orë pasi ka folur kryeministri. Momenti kur është ndërhyrë, disa orë pasi e ka sulmuar kryeministri, nuk është momenti i duhur. Beleri një javë më parë ka pasur takime në Athinë me personazhe anti-shqiptarë, zoti Karafano që është i shpallur non grata në Shqipëri. Në takimin e tij kanë marrë pjesë përfaqësues të Agimit të Artë. Nuk është thjesht çështje e brendshme. Unë jam në dijeni të shumë elementeve që organet tona i kanë pasur nën vëzhgim dhe kanë mbledhur prova. Momenti nuk është i duhur, do na krijonte këtë situatë në vend të merremi me problematikat që ka procesi zgjedhor, do merremi me qeverinë greke. Minoriteti grek ka me mijëra intelektualë që mund t’i përfaqësojë denjësisht dhe nuk ishte nevoja të kandidonte një njeri që në zgjedhjet e kaluara kandidimi u pengua se ishte nën hetim nga SPAK. Ne sot i kemi krijuar problem Shqipërisë, fajtor bëj që nga ata që e kandiduan te kryeministri, sot e në vijim do të vuajmë pasojat.

Unë jam i bindur që ka prova sepse kam qenë në dijeni të hetimeve, por mendoja se ky veprim do bëhej. Kjo do ndikojë në klimën e fushatës. Me të drejtë del kryeministri grek dhe thotë keni ndikuar në proces. Ata nuk presin vendimin e gjykatës shqiptare, ata kanë dalë haptazi në mbështetje të tij, nuk ka pritur prove. Ne ka thënë ai jemi të shqetësuar thotë ai duhet të lirohet Beleri, si ta zgjidhim ne këtë katrahurë ku jemi futur aty. Në 94’ jemi vëmë në një konflikt të madh me Greqinë dhe pas 29 vitesh kandidon Beleri. Nga krahu tjetër kryeministri i Shqipërisë i kishte të gjitha mjetet madje lejoji vizitën e kryeministrit grek në Himarë në krah të Belerit. Shqipëria është nën akuzë se ka prishur klimën, se ka cenuar opozitën dhe kjo gjë është bërë qëllimisht për të penduar një person që mbron interesat greke”– tha Hoxha.

Erion Braçe: Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte e rëndë, Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?
Stresi kandidon për postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike
Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!
Pallati i djegur në Tiranë, reagon Edi Rama
Erion Braçe shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Mjaft më!

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Luiz Ejlli është takuar me Dorin? Olta Gixhari tregon haptazi raportin dhe publikon foton
Next Article Publikohet bashkëpunimi i Luizit dhe Donaldit, ja si titullohet kënga më e re e tyre në Youtube

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestat në Tiranë, Parlamenti Europian: Ndaloni investimet në zonat e mbrojtura
Aktualitet
June 17, 2026
Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
Aktualitet
June 17, 2026
Selin zbulon përse ajo dhe Gjesti nuk ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale
Të famshëm
June 17, 2026
Temperaturat e larta, ndryshon orari i protestës
Aktualitet
June 17, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Rama kritikon deputetët socialist të Shkodrës: Mos i mbroni banorët e Rrjollit, i kanë letrat e falsifikuara!

March 29, 2026
Politikë

“Sheshi u lirua”, Adriatik Lapaj mbyll pas tre muajsh protestën para Kryeministrisë

March 25, 2026
Politikë

Monika Kryemadhi tregon shkakun e divorcit me Ilir Metën

March 19, 2026
Politikë

Ermal Nufi, ministri që mund të forcojë rolin e Shqipërisë në NATO dhe organizmat ndërkombëtare

February 28, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?